Jet Ski, gomone dhe skafe/ Bllokohen 32 mjete lundruese nga Ksamili në Velipojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare kanë bllokuar 32 mjete lundruese.

Konkretisht 20 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, 9 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin dhe 3 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë.

Shkeljet e konstatuara janë: lundrim/bregëzim jashtë zonës së përcaktuar duke rrezikuar jetën e plazhistëve, ushtrim i aktivitetit të turizmit detar në kundërshtim me ligjin, mosregjistrim i mjetit lundrues brenda afatit të përcaktuar dhe mungesë dokumentacioni.

Krahas bllokimit të mjeteve lundruese, drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 10 000 deri në 100 000 lekë të rinj.

2 mjete lundruese turistike, 13 Jet Ski, 4 gomone dhe 3 skafe, u bllokuan në Ksamil, Dhërmi, Triport dhe Durrës.

Krahas masës së bllokimit, pronarët e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili, me masa administrative nga 20 000 deri në 100 000 lekë, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e plazhistëve. Ndërkaq, 2 mjetet lundruese turistike u konstatuan teksa e ushtronin aktivitetin, në kundërshtim me ligjin.

10 mjete të tjera lundruese, nga të cilat 3 Jet Ski, 5 skafe dhe 2 gomone, u bllokuan, dhe secili nga pronarët e këtyre mjeteve lundruese, u ndëshkua me masën administrative 10 000 lekë, për mungesë dokumentacioni.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të vijojnë të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurtë dhe të qetë.

Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit.

Lexo edhe :  Drogë në Gjermani, SPAK i sekuestron vilën dhe "Lambon" në Palasë

Të fundit

Lejet unike, 85,980 aplikime të regjistruara në e-Albania

Në portalin e qeverisë e-Albania janë regjistruar në total 85,980 aplikime për “leje unike”. Shërbimi elektronik “Aplikim për leje unike”...

E vranë dhe e hodhën në liqen, sherri nisi për drogën në Gjermani

Renis Dobra u rrëmbye dhe u vra mbrëmjen e 8 korrikut dhe për të fshehur ngjarjen trupi i 23 vjeçarit u hodh në liqenin...

Ju prezantojmë me robotin që punon në pastiçeri! E gjeni në Durrës

Ju prezantojmë me Melisën, roboti që shërben së bashku me kamarierët në në një pasticeri në Durrës. Melisa lëviz mes tavolinave, duke shërbyer dhe sjellë...

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen 2 pasagjere

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Librazhd. Mjeti i drejtuar nga J.M, 27 vjeç është përplasur me një automjet tjetër me...

Senatori amerikan paralajmëron Putinin: Kur të skadojë afati i Trump…

Presidenti Donald Trump ka kërcënuar të zbatojë "tarifa të ashpra" ndaj Rusisë nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje në Ukrainë brenda 50 ditësh. Sipas mediave...

Lajme të tjera

Web TV