Chelsea zyrtarizon transferimin më të shtrenjtë në historinë e Premier League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Telenovela Moises Caicedo merr fund njëherë e mirë. Mesfushori ekuadorian është zyrtarisht futbollisti më i ri i Chelseat teksa “Blutë e Londrës” paguan plot 115 milionë paund në arkat e Brighton, duke e shndërruar 21-vjeçarin në transferimin më të shtrenjtë në historinë e Premier League.

Caicedo ishte një nga objektivat kryesorë të Liverpool, madje “The Reds” e arritën akordin me Brighton shumë më herët se Chelsea, por vendimtare ishte dëshira e lojtarit që këmbënguli deri në fund për t’u transferuar në Stamford Bridge. Trajneri Mauricio Pochetino shton kështu një armë më shumë në arsenalin e tij, teksa Caicedo i bashkohet një reparti në të cilin bëjnë pjesë emra si Enzo Fernandez, Conor Gallagher, Chukwuemeka dhe Ugochukwu.

Në fjalët e tij të para si futbollist i Chelsea, Caicedo shprehet mjaft i lumtur duke theksuar se nuk e mendoi dy herë kur i erdhi oferta për t’iu bashkuar klubit nga Londra.

“Jam shumë i lumtur që bashkohem me Chelsean, kam shumë emocione. Kur erdhi oferta e Chelseat, nuk e mendova dy herë dhe menjëherë zgjodha skuadrën e radhës. Doja me patjetër të nënshkruaja për Chelsean, është një ëndërr që bëhet realitet dhe mezi pres të zbres në fushë me fanellën e re.

Të fundit

“Berisha do humbasë, por s’do e lëshojë PD-në”, Kadilli: Opozita në krizë të thellë

Ish-deputeti Fatbardh Kadilli i quan teatër Primaret e Sali Berishës në Partinë Demokratike. Një falsitet që sipas tij nuk...

Milaim Zeka: Nuk më lidh asgjë me Prishtinën! Tirana është qyteti i dashurisë sime!

Analisti Milaim Zeka ka rrëfyer me emocion dhe nostalgji, lidhjen e tij me Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë. Edhe pse banon në Kosovë, Milahimi tregon se...

Si do të ndikojnë politikat e Trump në rajon

Edhe pse kthimi i Donald Trump si president i SHBA po krijon pasiguri të madhe dhe mjedisi ndërkombëtar mbetet i vështirë, ekonomia në shumicën...

Pse Berishët braktisën Austrinë e ‘pushojnë’ në Gjermani si ‘rezidentë?!

Nga Jakin Marena Sali Berisha, pas një ‘agjërimi’ të plotë politik pa dalë jashtë vendit, më në fund ka ‘prekur’ tokën gjermane, pasi ka marrë...

Kërkesa e PD për votimin e emigrantëve pa mjet identifikimi, Gjikondi: Berisha synon…

Juristja Brizida Gjikondi ka komentuar kërkesën e opozitës për të lejuar votimin e emigrantëve pa një mjet identifikimi shqiptar, duke e konsideruar këtë një...

Lajme të tjera

Web TV