Puthja në koncertin e Drake, konfirmon lidhjen mes Kendall Jenner dhe Bad Bunny

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrëdhënia mes Kendall Jenner dhe Bad Bunny është një nga historitë më të veçanta dhe më të bukura të shfaqura gjatë muajve të fundit.

Ata të dy janë kapur nga paparacët në disa takime në Los Angeles, duke përfshirë edhe koncertin e madh në Coachella. Megjithatë, modelja dhe këngëtari janë përpjekur ta mbajnë disi të fshehtë lidhjen e tyre, pasi asnjëri nuk e ka konfirmuar nëse janë çift.
Ata madje kanë marrë pjesë në një lojë të Los Angeles Lakers së bashku, janë parë në Met Gala 2023, apo edhe janë parë duke kaluar kohë së bashku me pushime. Sa herë që shihen së bashku ata bënin bujë, deri në atë pikë sa disa përdorues në rrjetet sociale pyesin veten nëse është në të vërtetë dashuri apo thjesht gjithçka bëhej për vëmendje.
Takimi i tyre më i fundit ishte në koncertin e Drake të dielën. Një dëshmitar i tha Page Six se çifti “po dilte jashtë teksa Kim Kardashian ishte pranë tyre” në Kia Forum në Inglewood, Kaliforni. Të gjithë ata që ishin pranë çiftit regjistruan përqafimin dhe puthjen në celularët e tyre ndërsa Drake performonte koncertin e tij.

Modelja 27-vjeçare është filmuar duke përqafuar reperin 29-vjeçar ndërsa i fliste në vesh gjatë performancës së Drake të “God’s Plan” në turneun “It’s All a Blur”./E.Ç

Të fundit

Inter përmirëson ofertën për Lookman, nigeriani kërkon transferimin vetëm te zikaltërit

Ademola Lookman është prioriteti kryesor i Interit në këtë merkato, me drejtuesin Piero Ausilio që po punon për të...

Qytetari sherr me pronaren e lokalit për zaptimin e hapësirës publike, i heq karriget!

Sherri mes banorit dhe pronares së një lokali për zaptimin e hapësirës publike, përfundon me procedimin penal të të dy personave, pas hetimeve paraprake...

Lapaj humb mandatin (dhe fytyrën)/ Gjikondi: Debat i shëmtuar mes të rinjve

Juristja Brizida Gjikondi komentoi përplasjen dhe debatin mes Adritik Lapajt dhe Endri Shabanit. Gjikondi u shpreh se i njeh të dy personazhet, ndërsa e cilësoi...

Kumbulla nuk bind Gasperinin, Roma nxjerr në shitje mbrojtësin e Kombëtares

Marash Kumbulla mbylli një vit thuajse perfekt në La Liga, tek ekipi i Espanyol, me qendërmbrojtësin kuqezi që zhvilloi 35 ndeshje në Spanjë, titullar...

Alarmi: Kriza me ujë mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

Teherani është duke u përballur me krizë aq të madhe me ujin, prandaj 15 milionë banorët e tij mund të detyrohen të zhvendosen, kanë...

Lajme të tjera

Web TV