Dy standarde të ndryshme nga Greqia dhe i njëjti fat i keq me Evropën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Greqia është e angazhuar njëkohshëm në dy debate juridiko- politike. Ajo është në një konflikt të hapur politik me Shqipërinë për çështjen “Beleri”, duke kërkuar nga politika shqiptare që ai të lirohet për t’u betuar, gjë që në fakt nuk e ka fare në dorë politika. Madje Edi Rama nëse do të bëhet cinik, mund të bëjë thirrje publike që SPAK ta lirojë, se kështu e ka të garantuar që ja shtojnë ndonjë vit.

Ndërkohë vet Greqia është nën presion nga Kroacia të lirojë tifozët e ndaluar pas incidentit me vdekje në Athinë, të një tifozi grek, nga dhuna e tifozëve kroatë.

Kroacia pretendon se kanë kaluar 5 ditë nga ndalimi policor dhe ata duhet të lirohen, pasi po mbahen në bllok të gjithë të burgosur, ndërkohë që është identifikuar fajtori.

Në debatin me Shqipërinë, nuk flasin juristët grekë, por politikanët grek. Që nga kryeministri i vendit Micotaqis, dhe nipi i tij po ashtu Micotaqis, kryetari i Bashkisë së Athinës, që janë në krye të presionit politik, duke shantazhuar Shqipërinë me bllokim të rrugës evropiane, nëse Beleri nuk lirohet.

Ndërsa me Kroacinë ekuacioni është i kundërt. Presidentit të Kroacisë Zoran Milanovic i është përgjigjur Sindikata e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Greqisë, duke ja konsideruar deklaratën provokim, ndërhyrje në punët e brendshme të Greqisë dhe cënim i pavarësisë së drejtësisë greke. Dhe në parim kanë të drejtë.

Problemi i vetëm është që Greqia duhet të ketë një standard si për Kroacinë, dhe për Shqipërinë

Nëse për deklaratat politike të presidentit kroat, ajo nuk bën lëshime, pasi drejtësia është pushtet i pavarur, të njëjtin standard duhet të aplikojë dhe për Shqipërinë.

Lexo edhe :  Efekti ‘roje vreshti’ i SPAK-ut

Madje Edi Rama ka hyrë kot në këtë debat.

Kryeministrit të Greqisë dhe politikanëve të tjerë grek duhet t’u përgjigjet KLGJ dhe KLP, si institucione rregullatorë të gjykatave dhe prokurorisë, nëse do të bënim analogji me atë që Greqia po bën kundër Kroacisë.

Por, nëse ne sillemi siç sillet Greqia me Kroacinë, rrezikojmë të bllokohemi në rrugën tonë evropiane prej Greqisë në shenjë hakmarrje.

Nëse sillemi siç sillet Kroacia me Greqinë, pra nëse pranojmë që politika këtu mund të lirojë njerëz nga burgu, natyrisht që minojmë përsëri perspektivën evropiane, pasi do të provojmë që kemi një drejtësi politike.

Pra në të dy rastet ne jemi të rrezikuar të shkojmë në Evropë nga kjo ngjarje. Por të paktën të kemi një arsye më të hajrit. Dhe arsye më e hajrit është të bllokohemi në rrugën drejt Evropës nga një arsyetim anti-evropian, siç është ky i Greqisë ndaj nesh, apo i Kroacisë ndaj Greqisë.

Të fundit

Ministri i Putinit shëtit të dashurën me avionë ushtarakë 100 mln dollarësh

Mediat opozitare ruse dhe gazeta britanike The Sun i kanë bërë jehonë një skandali të ri seksual që ka...

Superiore/ Skema e re e “Final Four”, ja ndryshimet që do të ndodhin në sezonin 2025/2026

“Final Four” pritet të pësojë ndryshim rrënjësor në edicionin e ardhshëm, ndërsa FSHF do të njoftojë vendimin zyrtar në vazhdim. Mësohet se nuk do...

Luçiano Boçi: Pas bregdetit, Rama po rrëmben edhe malin

Deputeti i zgjedhur i PD, Luçiano Boçi, tha se Kryeministri Edi Rama po kërkon të rrëmbejë edhe malet e Shqipërisë, siç bëri me bregdetin,...

Përmet, 24-vjeçarja në gjendje të rëndë nga pickimi i gjarprit

Një vajze 24-vjeçareje i është rrezikuar jeta nga pickimi i gjarprit pasi në spitalet e vendit nuk disponohet ilaçi kundër helmimit nga gjarpri. E reja,...

Skandali tek RedBulli, flet ish-drejtuesi i F1: “Horner u tregua idiot”

Bernie Ecclestone, ish-shefi i Formulës 1, komentoi shkarkimin e Christian Hornerit, duke i hedhur benzinë zjarrit për çështjen e skandalit seksual, ku është përfshirë...

Lajme të tjera

Web TV