Britney Spears dhe Sam Asghari ndahen pas një viti martesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Britney Spears dhe Sam Asghari po i japin fund martesës vetëm një vit pasi ata i thanë ‘Po’ njëri-tjetrit dhe shtatë vitesh lidhjeje. Arsyeja e ndarjes, sipas asaj që raportojnë mediat amerikane, janë bërë thashethemet se ylli i popit e ka tradhtuar Asgharin, thashetheme të cilat ende nuk kanë konfirmuar.

Një burim tha se gjimnasti ishte larguar nga shtëpia e tyre dhe jetonte vetëm. Ai gjithashtu ka fshirë të gjitha fotot e përbashkëta në rrjete sociale. Ndarja e çiftit vjen vetëm dy muaj pasi ata festuan përvjetorin e parë të martesës në qershor. I njëjti burim thekson se Britney Spears shpesh bëhej e dhunshme ndaj tij.

Page Six raporton se Asgari dyshohet se po kërcënon Spears të nxjerrë materiale që do ta turpërojnë atë publikisht nëse ajo nuk pranon të rinegociojë kushtet e marrëveshjes paramartesore. Spears u sigurua të mbronte asetet e saj dhe bëri një marrëveshje paramartesore para se ata të lidhnin kurorë.

Sipas TMZ, marrëveshja paramartesore e nënshkruar nga Britney me Asghari parashikon që në rast divorci, ylli i popit do të mbajë të gjithë pasurinë e fituar para martesës së tyre, e cila vlerësohet në 60 milionë dollarë./E.Ç

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV