“Mokra n’fest”, Rama: Dy ditë fantastike të mbushura me aktivitete dhe muzikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pogradeci do të mirëpresë në 18 dhe 19 gusht “Mokra n’fest”, një aktivitet që promovon traditat e kulinarinë e zonës.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se këto do të jenë dy ditë fantastike të mbushura me aktivitete dhe muzikë, ndërsa ftoi turistët të mos humbasin këto evente lokale.

“‘Mokra n’fest’ në 18 e 19 gusht, ku ndërthuren bashkë historia, kultura, tradita, zakonet, mikpritja, dollia etj. Ndiqni eventet e kësaj jave te TEA, guida juaj e këtyre pushimeve”, tha Rama.

Traditat, zakonet, gatimet, sportet, lojërat, koncerti, shëtitje me kuaj do të jenë pjesë e “Mokra n’fest”, organizuar nga bashkia e Pogradecit. Këtë vit “Mokra n’Fest” do të ketë 2 momente të paharrueshme.

Festa do të nisë në 18 gusht, në mbrëmje, ora 20:00, ku grupe të rinjsh nga Pogradeci, Korça, Librazhdi etj. do të kalojnë natën pranë urës së Golikut. Organizatorët kanë programuar të ketë karaoke, muzikë live, vëzhgim të qiellit me teleskop etj. Nata do jetë e gjatë dhe me muzikë, për të pritur ditën e madhe të festës.

Më 19 gusht, ora 10:00, do të nisë koncerti, do të zhvillohen ekspozita, gatime, sporte ujore, hipizëm, lojëra për fëmijë e shumë të tjera.

Zona e Mokrës vlerësohet si një potencial turistik, kulturor dhe historik.

Mokra njihet edhe si kryeqendra e mbretërisë së parë ilire. Dëshmitë historike monumentale tregohen përmes 5 varreve të Selcës në kodrën e quajtur Gradishtë.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV