Festa e fundvitit, administrata 5 ditë pushim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria ka vendosur që datën 3 janar 2020, e premte, ta shpallë ditë pushimi për të gjithë administratën publike si dhe institucionet e shtetit.

Vendimi bën që pushimet për Vitin e Ri të nisin nga 31 dhjetori e të vazhdojnë deri më 6 janar, datë kur rikthehet puna rutinë.

Zyrtarisht janë vetëm datat 1 dhe 2 janar, ditë pushimi. Megjithatë përgjithësisht 31 dhjetori është ditë pushimi thuajse në gjithë administratën ose aplikohet me orar të reduktuar.

Për 3 janarin ditë pushimi qeveria ka vendosur që ajo të shlyhet gjatë muajit të parë të 2020.

VENDIMI

“Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi:

  1. Caktimin e ditës së premte, datë 3.1.2020, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.
  2. Dita e punës e datës 3.1.2020 do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda muajit janar.
  3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Të fundit

Ura e Milotit mbyllet përfundimisht! Rreziku nga shembja paralizon qarkullimin

Ura e Milotit është mbyllur përfundimisht për qarkullimin, pas konstatimit të dëmtimeve serioze në këmbët mbajtëse, të shkaktuara si...

“Furtunë” largimesh tek Partizani, pas Gegës jep dorëheqjen edhe Drejtori Teknik

Partizani nuk gjen qetësi. Ende pa kaluar 24 orë nga dorëheqja e papritur e ish teknikut Skënder Gega, ditën e sotme ka qenë edhe...

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA informon Trump: Emri yt është në dosjet e Epstein

Prokurorja e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara, Pam Bondi, e ka informuar presidentin Donald Trump gjatë pranverës se emri i tij shfaqej në dokumentet...

Pjerin Ndreu: Partitë e vogla si futbollistët, e nisin si talente dhe përfundojnë pa ekip

Përplasja mes Adriatik Lapajt dhe Endrit Shabanit për një mandat deputeti, ka qenë kryefjala politike e ditëve të fundit. Mosmarrëveshjet mes “Shqipëria Bëhet” dhe...

Dhuna digjitale ndaj fëmijëve në Shqipëri, vajzat më të prekura nga incidentet online

Dhuna digjitale ndaj fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri ka shënuar një rritje alarmante gjatë vitit 2024. Të paktën sipas Raportit Kombëtar për Sigurinë...

Lajme të tjera

Web TV