Federata Italiane e Futbollit vendos për trajnerin e ri, mungon vetëm zyrtarizimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luciano Spalletti do të jetë trajneri i ri i Italisë. Ish-trajneri i Napolit ka takuar presidentin e Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina dhe kanë arritur marrëveshjen në parim, teksa përjashto ndonjë surprizë të madhe, Spalletti do të marrë vendin e Roberto Mancinit.

Tekniku toskan u largua nga Napoli në fund të sezonit, menjëherë pasi i dha skuadrës titullin kampion, pasi preferoi të qëndrojë pushim, megjithatë dorëheqja e Mancinit e joshi që të rikthehet menjëherë në punë.

Mbetet për t’u zgjidhur çështja e kontratës me Napolin, pasi De Laurentiis kërkon dëmshpërblim për prishjen e parakohshme të saj, teksa gjasat janë që të arrihet një marrëveshje me Spallettin që është gati të heqë dorë nga pagat që ka për të marrë, në mënyrë që të mos penalizohet.

Po këtë të premte, pritet një tjetër takim mes Spallettit dhe Gravinës, për të diskutuar detajet e fundit, teksa më pas pritet që vetë kreu i Federatës Italiane të angazhohet në negociata me Napolin për prishjen e kontratës.

Spalletti pritet të ketë ndihmësit e tij në aventurën në pankinën e Italisë, por edhe ish-mbrojtësin e Juves, Andrea Barzagli, teksa shefi i delegacionit do të vijojë të jetë Gigi Buffon. Aventura e Spallettit në stolin e Italisë pritet të nisë me eliminatoret e Europianit Gjermani 2024, të planifikuara për në shtator.

Të fundit

Refuzohet kërkesa për liri e Florenc Çapjas

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën për liri të Florec Çapjas, i ekstraduar në maj nga Dubai. Një Kolegj...

Veliaj nuk ka asnjë shans, zbulohet gruaja që po e fundos me dëshmitë e saj në SPAK

Për herë të parë që nga krijimi SPAK ka një të penduar drejtësie që rrëfen për korrupsionin e zyrtarëve të lartë. Dhe kjo ka...

“Keni 7 ditë kohë të lironi territorin e zaptuar”, qeveria vijon me ultimatumet

Bizneset të cilat janë të lokalizuara pranë akseve kombëtare duke mos respektuar distancën e sigurisë nga rruga, do të kenë 7 ditë kohë duke...

Lista: Kush janë 10 lojtarët më të shtrenjtë në botë?

Lamine Yamal është shpallur lojtari më i vlefshëm në botë, me një vlerësim marramendës prej 279.7 milionë euro, sipas analizës së fundit nga 'Football...

Pato i jep lamtumirën futbollit, legjenda do jetë “baba full time”

Alexandre Pato, ish-sulmuesi i Milanit, ka vendosur t’i japë fund karrierës si futbollist. Në një intervistë rrëfyese për “Gazzetta dello Sport”, braziliani flet me...

Lajme të tjera

Web TV