Ambasada e Italisë: Paguam llogarinë e turistëve tanë në Berat, sipas porosisë së Melonit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada e Italisë në Tiranë, ka dalë me një deklaratë për mediat, për ngjarjen e raportuar dy ditë më parë në Berat, ky një grup turistësh nga ky shtet u larguan pa paguar nga restoranti.

Selia diplomatike thotë se sipas porosisë së kryeministres Meloni, ambasadori ka qenë sot në Berat.

“Sipas porosisë së Kryeministres Giorgia Meloni, kryem pagesën e llogarisë së lënë pa paguar nga një grup turistësh italianë në një restorant në qytetin e Beratit. Italianët u përmbahen rregullave dhe i shlyejnë detyrimet e tyre dhe urojmë që ndodhi të tilla të mos përsëriten më”, thotë deklarata.

Siç ka raportuar më herët newsbomb.al, kryeministrja Giorgia Meloni e ka porositur ambasadorin Fabrizio Bucci para se të largohej dje nga Vlora, që të shkonte menjëherë në Berat dhe të paguante faturën prej 80 eurosh të turistëve italianë.

Katër prej këtyre të fundit, ditë më parë hëngrën darkë në Restorant “Guva” në Berat dhe u larguan pa paguar. Pamjet u bënë virale në internet, aq sa lajmin e mësoi dhe kryeministrja italiane që ishte duke pushuar me familjen në jug të Shqipërisë.

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV