Al-Nassr mposhtet në shtëpi nga Al-Taawon, performancë e dobët nga Cristiano Ronaldo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Al-Nassr “bie” edhe në javën e dytë të kampionatit, me skuadrën e Castro-s që u mposht në shtëpi me rezultatin 0-2 përballë Al-Taawon.

Pavarësisht faktit që vendasit zbritën në fushën e lojës me shumë “yje”, duke nisur nga Ronaldo, Mande, Brozovic apo edhe Fofana, Al-Nassr nuk kishte ritmin e duhur për të shmangur humbjen e dytë radhazi në kampionat, që në fund u prit si një katastrofë e vërtetë nga tifozët.

Pjesa e parë prodhoi golin e parë, me Tawamba, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 20-të dhe pavarësisht përpjekjeve të Ronaldos dhe Manes, rezultati nuk ndryshoi.

Në fraksionin e dytë, vendasit dominuan, por portieri Malison ishte i pakalueshëm.

Në fund, në kohën shtesë, Sadio Mane gjeti golin, por pozicioni i tij ishte i parregullt dhe pikërisht nga ky moment përfituan miqtë, të cilët ideuan golin e dytë në minutën e 96-të me autor Bahusayn.

Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët ishin maksimalisht të irrituar dhe madje një pjesë e tyre edhe brohoritën “Messi, Messi”, diçka e cila irritoi në maksimum portugezin Cristiano Ronaldo dhe tashmë situata nuk duket e qetë.

Dy ndeshje, dy humbje dhe tani Al-Nassr spostohet në fundin e klasifikimit me 0 pikë, ndërsa Al-Taawon shkon në kuotën e katër pikëve.

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV