Personalitet lideri tek Reali, Bellingham: “Jam 10 herë më i mirë sesa isha tek Dortmund”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Real Madrid fitoi me përmbysje në ndeshjen e javës së dytë në LaLiga teksa mposhti në transfertë me shifrat 1-3, Almerian. Sfida nuk ishte aspak e lehtë për të besuarit e trajnerit Carlo Ancelotti të cilët e panë veten në disavantazh. Megjithatë, ishin dy gola të Jude Bellingham (nga një për pjesë) dhe më pas një i Vinicius që i mjaftuan “Los Blancos” për tre pikët e radhës.

Pas sfidës, talenti britanik u shpreh se lojtarët e Realit e kishin bindjen se do ta përmbysnin ndeshjen dhe në asnjë moment nuk i kapi paniku. Bellingham shtoi se tashmë është një lojtar dhjetë herë më i mirë nga sa ishte te Borussia Dortmund pasi ka mësuar shumë të reja prej kohës kur u transferua te kryeqytetasit spanjoll.

“Lufta në fushë, përmbysjet, janë të vështira për shumë skuadra. Por, jo për Real Madrid. Pavarësisht se pësuam të parët, vijuam me lojën tonë. Pashë shokët në fushë dhe askush nga ata nuk ishte në panik, në fund morëm rezultatin që donim.

Përmbysjet e Realit i kam parë shpeshherë nga televizioni, tani e kuptoj shumë mirë se si vijnë ato. Në fushë ka një qetësi olimpike, unë nuk e mendoj fare humbjen me fanellën e Realit. Këtu besimi është pjesë e ADN-së.

A jam përmirësuar te Reali? Jam dhjetë herë më i mirë nga sa isha te Borussia Dortmund. Kam mësuar shumë nga shokët e skuadrës, ka një nivel mjaft të lartë. Unë jam si një “sfungjer” që mundohem të marrë çdo gjë nga shokët e skuadrës”, u shpreh Bellingham.

Kujtojmë se Real Madrid e transferoi mesfushorin për shifrën e 103 milionë eurove, megjithatë në dy ndeshjet e para 20-vjeçari ia ka shpërblyer besimin drejtuesve duke shënuar tre gola si dhe duke dhuruar një asist.

Të fundit

Bashkia Lezhë apel pushuesve në plazh/ Priten dallgë të mëdha, shmangni zonat e pasigurta

Strukturat e Bashkisë Lezhë dhe shërbimet e sigurisë në plazh kanë dhënë sot një paralajmërim për kushte detare të...

Po riparonte një mjet në guroren ku punonte, humb jetën 38-vjeçari në Mamurras

Një 38-vjeçar ndërroi jetë ditën e sotme në Mamurras pas një aksidenti në guroren ku punonte. Blutë bëjnë me dije ngjarja është regjistruar rreth orës 12:00 teksa...

Inflacioni mori hov në qershor! Jemi në verë, por çmimet po rriten si në dimër

Inflacioni në muajin qershor ka regjistruar nivelin më të lartë në 16 muaj. Gjate qershorit thotë INSTAT çmimet u rritën me 2.4%, dhe shkaku...

Piku i sezonit turistik, euro nis dobësimin përballë lekut/ Ja me sa po shkëmbehet

Piku i sezonit turistik në vend ka dhënë efektet e para në monedhën europiane. Nëse shohim të dhënat e Bankës së Shqipërisë vërehet se që...

Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë

Një djathë Cabrales i pjekur në një shpellë për 10 muaj, mori notat më të larta në një konkurs në Spanjë dhe fitoi një...

Lajme të tjera

Web TV