Greqia përjeton orët e ferrit! Banorët në ndihmë të zjarrfikëseve për të fikur zjarrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situatë tragjike me pamje tepër të rënda janë ato mbërrijnë minutë pas minute nga Greqia, ndërsa vendi fqinj po përjeton orët e ferrit.

18 trupa të djegur, që dyshohen të jenë të emigrantëve, u gjetën të martën në një zonë rurale në Greqinë veriore ku zjarret e dala jashtë kontrollit, të favorizuara edhe nga era e fortë, vijojnë të djegin gjithçka gjejnë para për të katërtën ditë radhazi, tha brigada e zjarrfikësve.

Nga pamjet e bëra publike shihet qartë se si zjarret masive djegin banesat, ndërsa banorët vendas përpiqen me gjithçka munden për ndihmuar forcat zjarrfikëse për të vendosur nën kontroll flakët.

Zëdhënësi i brigadës së zjarrfikësve, Ioannis Artopios tha se rreziku i zjarrit mbetet i lartë në ditët në vijim.

56 zjarrfikës mbërritën në Greqi të martën nga Rumania dhe Athina priste ndihmë të mëtejshme nga Republika Çeke, Kroacia, Gjermania dhe Suedia me 64 zjarrfikës të tjerë, 19 makina zjarrfikëse, shtatë avionë dhe një helikopter, tha brigada e zjarrfikësve.

Disa komunitete në rajonin e Evros janë evakuuar pasi autoritetet paralajmëruan se rreziku i zjarreve të reja mbetet i lartë./nsh

Të fundit

Mbape merr fanellën e Modriç, ndryshimi i numrit që fsheh shumë më shumë

Është thjesht një numër. Vetëm një numër tjetër mbi shpinën e tij. Nga 9 në 10. Por në të...

Zjarret në vend/ Qeveria njofton paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në bujqësi

Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria do të ofrojë paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në fushën e bujqësisë, që janë shkaktuar si pasojë e vatrave...

Daniel Defo, shkrimtari i Robinso Kruzo”-së që britanikët e ndëshkuan me lule

Përgatiti: Leonard Veizi Në analet e historisë letrare, ku guximi i penës shpesh përballet me rreptësinë e pushtetit, historia e shkrimtarit Daniel Defo shpaloset si...

Dikur shënonte në Premier League, 50-vjeçari vazhdon ende të luajë futboll

Në një epokë ku futbollistët tërhiqen shpesh para të 40-ave, Jamie Cureton është përjashtimi që sfidon çdo parashikim. Në moshën 50-vjeçare (i mbush në...

Presion ndaj Trump, kërkesa e demokratëve në SHBA: Të publikohen dosjet Epstein

Demokratët në SHBA kanë ndërmarrë një hap të pazakontë për të detyruar ish-presidentin Donald Trump të publikojë dosjet e hetimit për abuzuesin seksual të...

Lajme të tjera

Web TV