Apokalips edhe në Turqi! Zjarret bllokojnë ngushticën e Dardaneleve, evakuohen 9 fshatra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe Turqia është duke u përballur me një “apokalips” zjarresh, teksa flakët kanë përfshirë një zonë masive pyjore pranë ngushticës së Dardaneleve.

Zjarri i përmasave të mëdha bëri që trafiku detar në ngushticat e Dardaneleve të ppezullohej pasditen e sotme. Lajmin e njoftoi Ministria turke e Transportit.

“Trafiku detar është pezulluar përkohësisht në drejtimin jug-veri dhe është kufizuar në një rrugë, për shkak të një zjarri pyjor në rajonin Kepsez”, tha ministria. Shërbimi i anijeve Tribeca theksoi se “trafiku në Dardanele u pezullua në të dy drejtimet në orën 18:45 të ditës së sotme, pasi avionët zjarrfikës që operojnë në zonë pompojnë ujin nga deti”.

Nëntë fshatra, si dhe një kampus universitar u evakuuan në zonë, njoftoi guvernatori i provincës. Më shumë se 420 zjarrfikës po punojnë për të vënë zjarrin nën kontroll, me ndihmën e 10 avionëve zjarrfikës, tha Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive (AFAD).

Imazhet e transmetuara nga mediat turke, treguan flakët që i afroheshin zonave urbane.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV