Vetitë befasuese të koprës kundër stresit dhe depresionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fijet e holla të koprës kombinohen shumë mirë në gatime. Këto fije plot aromë të veçantë ofrojnë një larmi vlerash shëndetësore si për trurin ashtu edhe për trupin.

Në fakt, e gjithë barishtja që nga rrënja e deri tek farat ofron jashtëzakonisht shumë vlera për shëndetin e njeriut.

Së fundmi, kopra po shfrytëzohet edhe nga industria kozmetike për prodhimin e sapunëve, parfumeve, detergjentëve, kremërave dhe solucioneve.

Fijet e holla të koprës përmbajnë kalçium, mangan, hekur, e antioksidantë të cilët luftojnë inflamacionin dhe e mbrojnë trupin nga virozat. Kopra shërben për:

Kundër depresionit

Depresioni është një problem madhor për shëndetin e të rriturve dhe adoleshentëve. Fijet e koprës përbëjnë një kurë natyrale kundër depresionit. Konsumi i tyre në gatim apo si çaj nuk shoqërohet me efekte anësore, falë pasurisë së madhe të fitoushqyesve dhe antioksidantëve.

Ulja e kolesterolit

Konsumi i koprës dhe ekstrakti i të gjithë barishtes ka aftësi të jashtëzakonshme për uljen e kolesterolit. Për më tepër, ato përmirësojnë profilin e lipideve, glukozës në gjak dhe enzimat e mëlçisë.

Burim energjie

Acidet yndyrore janë burim kryesor i energjisë. Vaji esencial i koprës njihet si një burim i mirë i energjisë por edhe ndihmës për tretjen dhe metabolizmin. Konsumi i rregullt i koprës ju ndihmon të përthithni shumë amino acide të dobishme.

Kundër mikrobeve

Ekstraktet e koprës janë efikase në shkatërrimin e baktereve, mykut dhe mikrobeve që dëmtojnë shëndetin e njeriut. Këto vlera përfitohen duke konsumuar koprën rregullisht.

Radikalet e lira

Përbërësit e koprës ndihmojnë molekulat e antioksidantëve të ngjiten në ato të oksiduara që shkaktojnë dëm në trup. Në këtë mënyrë, antioksidantët pengojnë dëmtimet e shkaktuara prej radikaleve të lira.

Si të përgatisni çajin e koprës

Për këtë çaj ju mund të përdorni ose farat e bimës ose gjethet, por duke qenë se farat janë më të pasura në ushqyes dhe vlera, kjo recetë rekomandohet për përdorimin e farave.

Lexo edhe :  Një ‘orë’ e re biologjike: Si na tregon truri sa shpejt po plake

Udhëzohet të mbushni mbusheni çajnikun me 250 ml ujë dhe pasi të ketë marrë valë hidhni katër lugë çaji me fara ose gjethe kopre. Hiqeni çajnikun nga zjarri dhe lërini farat ose gjethet e përdorura të lëshojnë lëndën e tyre për 10 minuta.

Filtrojeni dhe pijeni duke e ëmbëlsuar me pak mjaltë.

Ky çaj rekomandohet të pijet tre herë në ditë, mundësisht pas vakteve./E.Ç

Të fundit

Eurostat: Të rinjtë shqiptarë janë të fundit në Europë për njohuritë digjitale

Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të përgatitjes digjitale në Europë. Një raport i Eurostat-it ka...

Barcelona kërkon dështimin e Liverpool, anglezët duan 70 mln euro

Barcelona po interesohet për Darwin Nunez, sulmuesin uruguaian për të cilin pati kritika të shumta sezonin e kaluar, për shkak të formës jo të...

“Kujdesu për babain tim”, fjalët e fundit të pilotit para tragjedisë së Air India

Disa javë pas rrëzimit tragjik të avionit të Air India në Ahmedabad, ku humbën jetën 260 persona, po dalin në dritë detaje të reja...

LZHK thirrje Ramës: Dëmshpërble banorët e Thethit

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të ndalojë aksionet për pastrimin e territorit nga objektet pa leje në Theth dhe...

Arsyeja pse partitë e reja dështojnë është se populli kërkon sofrën

Shqipëria është një vend me polarizim të madh. Madje, sot polarizimi politik i'a kalon edhe periudhës Komuniste! Në kohën e Regjimit kishte "Bijtë e...

Lajme të tjera

Web TV