“Gara” për bashkinë e Kukësit/ Del LISTA e kandidatëve për Primaret në PD e Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike e Berishës, ka njoftuar mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë Kukës në lidhje me primaret që do të mbahen më 27 gusht.

Në një njoftim për mediat, bëhet me dije se kryesia e PD sqaron se janë mbledhur kandidaturat për primaret, të cilët do të garojnë më 24 shtator për bashkinë Kukës.

Ndër të tjera është bërë publike lista e 6 kandidatëve që do të garojnë për primare, dhe pozicioni i tyre politik.

"Gara" për bashkinë e Kukësit/ Del LISTA e

Njoftimi i plotë:

Primaret e PDSH-së për zgjedhjet e pjesshme lokale për Bashkinë Kukës do të mbahen më 27 gusht. Dega propozoi 10 kandidatura, 6 kanë plotësuar formularin.

Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen e saj për organizimin e procesit zgjedhor për Primare për zgjedhjet e pjesshme të datës 24 shtator 2023 në Bashkinë Kukës, vendosi:

Primaret të mbahen ditën e Diel, 27 Gusht 2023;
Kandidatët e primareve do të jenë sipas listës së miratuar nga Kryesia në aneksin bashkëlidhur këtij vendimi:

Mbështetur në dekretin e datës 11 gusht 2023 të Presidentit për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë Kukës, në datën 16 gusht, KQZ ka përcaktuar afatet proceduriale të cilat duhet të zbatohen nga partitë politike për regjistrimin e zgjedhjeve. Nisur nga këto afate dhe në përputhje me statutin e PDSH-së dhe vendimin nr. 38 të datës 01.10.2022 të Këshillit Kombëtar për Primaret jemi të detyruar të organizojmë primaret në një kohë sa më të shpejtë. Dega Kukës pas mbledhjes së Kryesisë realizuar me drejtuesin politik të qarkut në datën 16 gusht 2023 ka mbledhur kandidaturat për primaret për zgjedhjet vendore të datës 24 Shtator 2023. Dega ka sjellë 10 propozime të cilat janë kontaktuar nga Sekretariati Organizativ dhe janë ftuar të plotësojnë dokumentacionin e kandididimit për Primaret.

Lexo edhe :  "Arrestimi i Metës nuk ishte dinjitoz", zbulohet raporti i Avokatit të Popullit

Deri sot, në afatin e fundit për pranimin e dokumentacionit kanë plotësuar formularët 6 kandidatelë nga te cilët 5 janë propozuar nga dega dhe një është vetëpropozim.

Bashkëngjitur përmbledhja e kandidaturave të cilët kanë plotësuar dokumentacionin dhe projekt vendimi i propozuar sot Kryesisë së PDSH-së./nsh

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV