Erdogan: Turqia nuk e njeh aneksimin e Krimesë nga Rusia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, tha sot në Konferencën e 3-të të Platformës për Krimenë që po zhvillohet në Kiev se “Turqia nuk e njeh aneksimin e Krimesë nga Rusia”.

Platforma e Krimesë është një nismë diplomatike ukrainase që synon të tërheqë vëmendjen globale ndaj aneksimit të Krimesë. Rajoni u pushtua dhe u aneksua nga Rusia në vitin 2014 në një lëvizje që nuk njihet nga shumica e vendeve të tjera. Pas pushtimit rus të Ukrainës, i cili filloi në shkurt 2022, Rusia ka pushtuar pjesë të tjera të territorit ukrainas.

“Turqia, e cila nuk e njeh aneksimin e Krimesë, ka mbrojtur me vendosmëri se ishte i paligjshëm që në ditën e parë. Ne theksojmë, veçanërisht në OKB, se Krimea është pjesë e Ukrainës. Siguria dhe mirëqenia e turqve tanë tatarë të Krimesë, një nga popullsitë indigjene të rajonit, është ndër prioritetet tona kryesore. Me këtë rast, përsëris pritshmërinë tonë për lirimin e Neriman Jelal, nënkryetarit së Asamblesë Kombëtare Tatar të Krimesë, dhe miqve të tij”, tha presidenti turk.

Duke iu referuar marrëveshjes së grurit, nga e cila Rusia u tërhoq në mënyrë të njëanshme, Erdogan theksoi se “ne po vazhdojmë përpjekjet tona për të rigjallëruar nismën e Detit të Zi. Si pjesë e këtij procesi, ne besojmë se çdo hap që do të rrisë më tej tensionin dhe do të dëmtojë qetësinë në Detin e Zi duhet të shmanget”./nsh

Të fundit

Tom Doshi debitor, nuk paguan faturat e ujit, UKT ultimatum

Ndërmarrja e UKT i është drejtuar me një shkresë Komisionit Qendrot të Zgjedhjeve, në të cilën e bën me...

Stuhia e fuqishme godet Greqinë, dëme në bujqësi dhe dhjetëra fshatra pa energji

Stuhia e fuqishme që goditi Greqinë perëndimore la pas shkatërrime të mëdha në disa qytete, me dëmet më të rënda të regjistruara në Korfuz,...

KQZ drejt vakancave, Kuvendi zgjedh anëtarët e rinj deri më 5 tetor

Kuvendi i ri, që pritet të konstituohet brenda 2 javësh, mes të tjerash duhet ta nisë punën me zgjedhjen e 5 anëtarëve të rinj...

Mbi 600 viktima nga tërmeti në Afganistan, dhjetëra shtëpi nën rrënoja

Më shumë se 600 persona dyshohet se kanë vdekur dhe mbi 1,300 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e një tërmeti të fuqishëm...

Rama ndan pamje nga bukuritë e Lëpushës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, ka nisur muajin shtator me një mesazh reflektues dhe frymëzues për qytetarët, të shoqëruar me pamje piktoreske nga fshati malor i...

Lajme të tjera

Web TV