“Do zvogëlojmë motorin e prodhimit të Italisë”, Conte me masa të reja të ashpra

“Të gjitha aktivitetet e prodhimit në të gjithë territorin kombëtar që nuk janë rreptësisht të domosdoshme për të garantuar mallra dhe shërbime thelbësore” do të mbyllen, bëri me dije Giuseppe Conte, kryeministër i Italisë.

Numri i personave të infektuar me COVID-19 dhe atyre që ndërrojnë jetë vijon të rritet në Itali dhe për këtë arsye Qeveria ka thelluar masat ekstreme të izolimit.

Masat e reja do të hyjnë në fuqi nesër, më 23 mars, dhe Conte ka deklaruar se Italia do të zvogëlojë motorin e prodhimit, por nuk do e ndalë atë. Megjithatë, kryeministri garantoi se “të gjitha supermarketet, farmacitë, bankat, shërbimet e sigurimeve postare do të mbeten të hapura” dhe se shteti do t’i sigurojë të gjitha shërbimet themelore.

42.681 është numri i të infektuarve nga koronavirusi në Itali, ndërsa numri i personave që kanë ndërruar jetë është 4825.