Çfarë është seksi vanilje dhe përfitimet që marrim prej tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur dëgjon fjalët “seks vanilje”, çfarë mendon? Ju duket si një term i rastit? Disa mendojnë se nuk është diçka interesante, për më tepër e mërzitshme dhe që praktikohet nga njerëz të grupmoshave të caktuara. Por, jeni ende shumë larg nga e vërteta!

“Fjala vanilje përdoret në komunitetin kink (komunitet me fantazi të shfrenuara) si një mënyrë për të dalluar seksin e zakonshëm nga mjediset e çuditshme, fetishiste ose BDSM (I referohet një sërë preferencash seksuale që përgjithësisht lidhen me kënaqësinë e kontrollit fizik, kontrollit psikologjik dhe/ose dhimbjes”, thotë Sarah Melancon, seksologe për SexToyCollective. “Të shtosh këtë term është e rëndësishme sepse ndihmon në dallimin se si duket seksi për njerëz të ndryshëm”, shpjegon ajo.

“Njerëzit që praktikojnë seksin vanilje nuk e quajnë në të vërtetë kështu, por thjeshtë seks”, thotë Melancon.

Çfarë është seksi i vaniljes?

Përkufizimi i seksit vanilje mund të jetë subjektiv, por në përgjithësi, është çdo gjë që ka të bëjë me aktin bazik. “Disa njerëz e përkufizojnë atë vetëm si marrëdhënie penis-vaginë, por shumë individë do ta zgjeronin atë duke përfshirë edhe seksin oral”, thotë Gigi Engle, një eksperte për seksin dhe intimitetin për platformën 3Fun. “Është seksi juaj standard, në thelb.”

Por, pse vanilje? “Etimologët (ata që studiojnë origjinën e fjalëve) kanë debatuar për origjinën e këtij togfjalëshi dhe shumica e historianëve të seksit pajtohen se bota e çuditshme rreth viteve 1970 merr meritën për përdorimin e termit vanilje që i referohet seksit konvencional”, thotë Gloria Brame, një terapiste seksi dhe autore e librit “Different Loving Too: Real People, Real Lives, Real BDSM”.

Cilat janë përfitimet e seksit vanilje?

Pavarësisht se çfarë lloj seksi bëni, gjëja më e rëndësishme është që ai të jetë i këndshëm. Por, nëse nuk keni bërë shumë seks vanilje, ka disa përfitime të mundshme, ndaj duhet ta provoni. Thjeshtësia e përfshirjes në seksin vanilje mund të jetë një qasje ndryshe në dhomën e gjumit. “Ju kënaqeni me aftësinë tuaj për të përjetuar ndjesi seksuale duke shijuar një përvojë. Kjo është vërtet intime dhe na ndihmon të jemi më të pranishëm në akt dhe të ndjejmë një tjetër nivel lidhjeje me partnerin”, thotë terapistja e seksit, Melancon./E.Ç

Të fundit

Kërkoi verifikim të fletëve të votimit, KQZ i kthen përgjigje PD-së

KQZ i kthen përgjigje opozitës, e cila kërkoi verifikim të fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 Majit se...

Publikimi i tezës pas nisjes së provimit, MAS: Nuk cënon procesin e Maturës Shtetërore

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar pas publikimit në rrjete sociale të tezës së provimit të gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore 2025,...

Farsa e FSHF-së me biletat para Serbisë, tifozët ‘masakrojnë’ Federatën në komente

Paçka se ka më shumë se 200 mijë kërkesa për bileta për sfidën kundër Serbisë (7 qershor në Tiranë), tifozët e Kombëtares po hasin...

E fejuar për pesë vjet, Xheneta rrëfen ndarjen: Kisha probleme me nënën e tij!

Xheneta Fetahu ka folur pa doreza për të kaluarën e saj në rubrikën “Trotuar” në ‘E Diell’. Teksa është diskutuar për raportin nuse-vjehërr, Xheneta...

SPAK godet grupet e trafikut të drogës, disa të arrestuar në qytete të ndryshme të vendit

Prokuroria e Posaçme ka finalizuar një operacion ku janë goditur disa grupe kriminale të lidhur me trafikun e drogës në disa qytete të vendit. Gazetarja...

Lajme të tjera

Web TV