Manchester City prezanton blerjen e talentit 21-vjeçar Jeremy Doku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Manchester City ka zyrtarizuar blerjen e anësorit belg, Jeremy Doku, nga Rennes për 55.4 milionë stërlina.

Citizens kanë rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare me 21-vjeçarin, i cili shënoi 10 gola në 75 paraqitje në Ligue 1 në tri sezone.

Doku, i cili numëron 16 paraqitje për Belgjikën, ka marrë fanellën me numrin 11.

“Kjo është një ditë e madhe për mua, si personalisht ashtu edhe profesionalisht. City është ekipi më i mirë në futbollin botëror, kështu që bashkimi me ta është i veçantë”, tha Doku.

Doku bëhet përforcimi i tretë për Pep Guardiolën gjatë verës pas mesfushorit Mateo Kovacic, që mbërriti për 25 milionë stërlina nga Chelsea, dhe ish-mbrojtësit të Leipzigut, Josko Gvardiol, që u bashkua me City-n për 77 milionë stërlina.

Të fundit

Baton Haxhiu kërkoi mbylljen e RTSH-së, reagon Mevlan Shanaj:

Aktori i mirënjohur Mevlan Shanaj, ka reaguar pas letrës publike të analistit Baton Haxhiu dërguar drejtoreshës së Radio Televizionit...

Protestoi për pagë më të lartë, vagonisti pushohet nga puna në minierën e Bulqizës

Një prej punëtorëve të minierës së Bulqizës, i cili ishte pjesë e grupit të negociatave mes përfaqësuesve të punëtorëve dhe kompanisë Albchrome, është shkarkuar...

“200 mijë euro për kokën e dhëndrit të Qazim Sejdinit”

I penduari i tretë në dosjen e bujshme "Plumbi i Artë", Skerdi Tasi, ka dhënë këtë të martë dëshminë e tij para Gjykatës së...

Milan-Napoli, ka nisur gara e ethshme për talentin e Serie A

Giorgio Scalvini është bërë protagonisti i fundit i një gare të zjarrtë në merkaton e verës. Sipas raportimeve të fundit nga “SportMediaset”, mbrojtësi i...

Deputetja Dhima publikon pamje nga Darëzeza, por “harron” naftën që bëhet lumë

Deputetja e PS Antoneta Dhima ka publikuar ditën e sotme disa pamje nga Darëzeza, por ajo që duket në pamjet me dron është një...

Lajme të tjera

Web TV