Parisi u thotë lamtumirë skuterëve elektrikë, ndalon monopatinat nga 1 shtatori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parisi u thotë lamtumirë skuterëve elektrikë. Në fakt, heqja e 15 mijë mjeteve të aksesueshme lirisht është duke u zhvilluar dhe nga 1 shtatori do të bëhet kryeqyteti i parë europian që ndalon plotësisht këtë shërbim.

Operacioni po zhvillohet “me dhimbje”, sipas raportimeve të mediave vendase, pasi rrezikohen mbi 100 vende pune. Megjithatë, është një ndërhyrje e pritshme, pas rezultatit të referendumit qytetar që më 2 prill dekretoi fundin e epokës së skuterëve elektrikë.

Në votimin konsultativ të organizuar nga bashkia e qytetit në prill, pothuajse 90% e votuesve që shkuan në qendrat e votimit, që përfaqësojnë 7% të të regjistruarve për shkak të abstenimit të fortë, votuan pro ndalimit. Anne Hidalgo, kryetarja socialiste e Parisit, u zotua më pas të vendosë në zbatim rezultatin.

Tre operatorët Dott, Lime dhe Tier Mobility kanë afat deri në 31 gusht për të çliruar plotësisht kryeqytetin francez nga skuterët që do të transferohen në Bordeaux, Lille, Berlin, Londër, Tel Aviv, Kopenhagë dhe Belgjikë.

Skuterët elektrikë, të aksesueshëm nga telefonat inteligjentë përmes aplikacioneve, mbërritën në kryeqytetin francez në vitin 2018. Në vitin 2020, bashkia u përpoq të rregullonte përdorimin e tyre, duke kufizuar numrin e operatorëve të autorizuar në tre.

Këshilli i Qytetit të Parisit më pas inkurajoi hapur votuesit që të ndalojnë shërbimin për shkak të rritjes me 189% të aksidenteve që nga viti 2019, duke folur edhe për një klimë ankthi të krijuar në kryeqytet. Drejtuesit e lartë të tre kompanive të përjashtuara kritikuan vendimin duke thënë se Parisi është një përjashtim në territorin europian./E.T

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV