Gjumi i drekës për shëndet të mirë dhe produktivitet të lartë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prindërit na kanë thënë që gjumi i drekës për fëmijët bën mirë për rritjen dhe zhvillimin e tyre. Në fakt, gjumi i drekës nuk u shërben vetëm fëmijëve por edhe të rriturve. Në mesin e ekspertëve, ai njihet si gjumi i fuqisë, sepse largon stresin, përmirëson shëndetin dhe e bën njeriun më produktiv dhe më të qetë.

Gjumi, më shumë se i nevojshëm

Shumë ekspertë rekomandojnë fjetjen për 7 deri në 9 orë në ditë. Disa studime, të cilave i referohet AgroWeb.org thonë se nëse njeriu fle më pak se 6 orë, rreziku i të pësuarit një aksident me makinë trefishohet. Nga ana tjetër, njerëzit që flenë më shumë se 9 orë gjumë në ditë, janë më të prekur nga vdekja e parakohshme.

Efektet e gjumit të munguar

Nëse njeriu nuk fle mirë dhe mjaftueshëm për disa ditë me rradhë, do të vuajë nga defiçiti i gjumit. Ky i fundit ndikon në cilësinë e shikimit, arsyetimit, përpunimit të informacionit, performancës, motivimit, vigjilencës dhe durimit. Njerëzit e drobitur nga mungesa e gjumit kanë më shumë luhatje të humorit, janë më agresivë dhe më të stresuar.

Vlerat e gjumit të drekës

Studimet shkencore kanë treguar se nëse flini 20 minuta gjumë në drekë ose pasdite, do të ndiheni më të çlodhur se në rastin e fjetjes 20 minuta më tepër në mëngjes. Këtë në fakt e kërkon vetë trupi, sepse pasdite niveli i lodhjes ka arritur kulmin. Ekspertët sugjerojnë që gjumi i drekës pas pasdites duhet të jetë diku mes 15 deri në 30 minuta.

Nëse flini më shumë se 30 minuta, atëherë do të futeni në katër fazat e gjumit, një prej të cilave është ajo e Lëvizjes Së Shpejtë Të Syve, nga e cila është shumë e vështirë të zgjohesh. Nëse flini më shumë se 30 minuta, do të keni vështirësi të flini në mbrëmje.

Lexo edhe :  Epokë e re në trajtimin e diabetit/ Pacientët e parë marrin ilaçin që e vonon sëmundjen

Ka ekspertë që thonë se në drekë ose pasdite, mund të flini deri në një orë për të përmirësuar aftësitë dhe funksionet e trurit. Nëse angazhimet e punës nuk u mundësojnë gjumin e drekës, atëherë shfrytëzoni edhe 5 minuta nga pushimi për të mbajtur sytë mbyllur dhe për të pushuar pak.

Këshilla si të shfrytëzoni të mirat e pushimit të pasdites

Shmangni kafeinën pas orës 15:00. Kafeina shërben si stimulus dhe mund të prishë ciklin e gjumit. Ajo qëndron deri në 6 orë në organizëm. Nëse nuk dëshironi ta teproni me gjumin e pasdites, vendosni alarm. Nëse nuk keni kohë për gjumin e drekës ose të pasdites, përpiquni të meditoni. Duhet të kuptoni që trupi ka nevojë për pushim dhe atë duhet marrë qoftë nëpërmjet gjumit apo edhe meditimit./E.Ç

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV