“Hokatar i pacipë dhe i pakripë”/ Berisha kritikon batutën e Ramës në Slloveni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kritikuar batutën e kryeministrit Edi Rama në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni ditën e sotme, kur tha “nëse merret për bazë lufta për anëtarësimin e Ukrainës në BE, vendet e Ballkanit janë gati të sulmojnë njëri-tjetrin”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha e quan batutën e Ramës një deklaratë të turpshme.

Ai deklaron se lufta e Ukranës për liri është e lavdishme dhe s’mund të krahasohet me qeverisjen e Edi Ramës, e cila sipas Berishës e ka kthyer Shqipërinë në një vatër krimi dhe korrupsioni.

“Një hokatar i pacipë dhe i pakripë!

Të dashur miq,

Në pozitën e një hokatari të pacipë dhe të pakripë Edi Rama, për të shprehur pakënaqësinë e tij, për qëndrimin e ftohtë të BE-së ndaj Shqipërisë deklaroi në Slloveni, në Forumin e Bledit se: Nëse merret për bazë lufta për anëtarësimin e Ukrainës në BE, vendet e Ballkanit janë gati të sulmojnë njëri-tjetrin.

Kjo është një deklaratë e pacipë, e turpshme.

Ukrainasit kanë firmosur statusin e kandidatit të vendit të tyre në BE me gjakun, heroizmin, sakrificat e luftën dhe rezistencën e jashtëzakonshme, martirizimin e qindëra mijëra bijve dhe bijave të tyre, për lirinë dhe sovranitetin e vendit të tyre nga agresori barbar rus, por edhe mbrojtjen i lirisë dhe sovranitetit e mbarë kombeve të lira të Europës.

Kurse Edi Rama ka vendosur në Shqipëri regjimin e narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, të bazuar në krimin e organizuar, drogën, korrupsionin e qeveritarëve shqiptarë me të cilin ka detyruar shqiptarët të largohen nga Shqipëria më shumë sesa janë larguar ukrainasit nga bombardimet ruse të fshatrave dhe qyteteve të vendi të tyre.

Për shqiptaret është turp që përfaqësohen nga Edi Rama! Sb”-shkruan Berisha./E.T

Të fundit

Gërmimet arkeologjike, Italia bën zbulimin e rrallë!

Gërmimet arkeologjike në vendin e shenjtë qendror etrusk në Itali, Fanum Voltumnae, kanë nxjerrë me sa duket në dritë...

Përfitimet familjare, Shqipëria në fund të Europës

Përfitimet familjare luajnë një rol kyç në luftën kundër varfërisë dhe promovimin e përfshirjes sociale. Ato ndihmojnë në mbështetjen e ekonomive familjare dhe janë...

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 40 koshere bletësh

Zjarri që ka rënë në rrethinat e Syrit të Kaltër, një zonë e mbrojtur dhe e shpallur si “Monument Natyre”, ka nisur të shkaktojë...

Dy makina përplasen kokë më kokë në tunelin e Rrugës së Arbrit

Një aksident me pasojë plagosjen e disa personave ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në një nga tunelet në Rrugën e Arbrit. Sipas raportimeve,...

Rindizet zjarri në Poliçan, ndërhyn avioni “Canadair”

Një vatër zjarri e cila u vu nën kontroll gjatë orëve të natës është riaktivizuar sërish mesditën e sotme në qytetin e Poliçanit, duke...

Lajme të tjera

Web TV