Mbështetje peshkimit/Krifca: 8.2 milionë € për 7 mole të reja ankorimi në Liqenin e Ohrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria kërkon t’i japë një dimension të ri zhvillimi, zonës piktoreske në Lin të Pogradecit përmes zhvillimit të qendrueshëm të peshkimit, që sjell më shumë të ardhura ekonomike për peshkatarët dhe banorët e këtij rajoni turistik.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca takoi në Lin, peshkatarët e Pogradecit dhe Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit (OMP) me të cilët diskutoi nga afër mbi ecurinë e punës së tyre, vështirësitë që ata kanë dhe adresimin e mbështetjeve në ndihmë të peshkatarëve të kësaj zone.

“Shtimi i popullatës së rasatit të peshkut koran, në Liqenin e Ohrit, që ka qenë më e shumtë në numër se çdo vit tjetër, falë bashkëpunimit mes Ministrisë së Bujqësisë dhe peshkatarëve të Pogradecit, ka dhënë ndikim që në liqenin e Pogradecit të zhvillohet një peshkim i qëndrueshëm, që e ruan liqenin dhe sjell më shumë të ardhura ekonomike për peshkatarët”, tha ministri Krifca.

Krifca theksoi se, falë mbështetjes së qeverisë shqiptare, peshkatarët e Pogradecit do të kenë një mol të ri peshkimi, në sajë të projektit për Ekonominë Blu me qeverinë italiane për ndërtimin e 7 moleve të reja të zbarkimit (landing site) përgjatë bregdetit shqiptar, me nje vlerë investimi prej rreth 8.2 milionë euro, përmes të cilit do të nxisim më tej formalizimin dhe menaxhimin e sektorit të peshkimit artizanal duke krijuar kushtet e duhura për peshkimin, rritjen e sigurisë ushqimore dhe të ardhurave për peshkatarët tanë si dhe garantimin e shitjes së produkteve në tregje me vlerë më të lartë.

“E ardhmja e fshatit Lin të Pogradecit është rujatja e Ekonomisë Blu të liqenit të Ohrit. Jemi në një proces me një program të qeverisës italiane me vlerë 25 milionë euro, ku në të gjiehë segmentin e bregdetit shqiptar, përfshirë dhe liqenin e Ohrit do të kemi mole peshkimi dhe markata tregtimi me standarde dhe siguri ushqimore të lartë. Pjesë e këtij programi do të jetë edhe liqeni i Prespës. Investimi në  mole ankorimi do të shtojnë kapacitetet në përmirësimin e peshkimit. Sektorin e peshkimit e kemi mbështetur si asnjëherë më parë dhe në aspektin e rregullimit ligjor duke fuqizur OMP për ti dhënë edhe më shumë përfitime peshkatarëve dhe për të formalizuar sektorin”, u shpreh ministrja.

Lexo edhe :  Marrëveshja me Italinë, sot pritet të mbërrijë në Shëngjin anija me 30 emigrantë

Nga ana e tyre, peshkatarët vlerësuan mbështetjen e dhënë në drejtim të shtimit të numrit të rasatit, pëdorimin e naftës pa taksa për anijet e tyre, mbështetjen me subvecione për rinovimin e flotës së anijeve të peshkimit, si dhe mbështetjen ligjore në ruajtjen e zhvillimit të qendrueshëm të peshkimit.

“Këtë vit presim 1 milionë e 700 rasate që është sasia më e madhe e shënuar deri më tani”, thanë ata.

Gjatë baskëbisedimit me peshkatarët, ministrja u njoh me interesin e shtuar të peshkatarëve të rinj për tu anëtarësuar në OMP, që siç tha ministrja “Organizata e Menaxhimit të Peshkimit, është tashmë një organizim model, që po funksion shumë mirë dhe po jep rezultatte kontekte në zhvillimin e industrisë së peshkimit”.

“Peshkatarët kanë si detyrim krijimin e 4 kg vezëve rasati për kryerjen e aktivitetit të tyre të peshimit në liqenin e Ohrit, si kusht në ruajtjen e ripërtëritjen e liqenit dhe zhvillimin e peshkimit që nxit ekonominë e zonës. Ne jemi të angazhuar të ruajmë liqenin e Ohrit si një pasuri e trashëgimi kulturore dhe pasurore të vendit që mbrohet edhe nga UNESCO”, tha ministrja.

Krifca deklaroi toterancë zero për peshkimin e paligjshmë, teksa bëri të ditur se strukturat përkatëse janë në një aksion ditor për ndalimin e veprimtarive të paligjshme në peshkim./E.T

 

Të fundit

Kontroll në Burgun e Durrësit, gjenden 10 celularë që përdoreshin nga të izoluarit

Një kontroll i befasishëm është ushtruar orët e fundit në Burgun e Durrësit, në qelitë të të izoluarve. Paraprakisht informohet...

Palët nuk ndryshojnë qendrim/ Dështon dhe përpjekja e 23-të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të enjten – për herë të 23-të radhazi – ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë...

Kryemadhi për humbjen e Metës: Nuk shoh përgjegjësi, s’kam qenë lidere e fushatës së tij

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi tha për gazetarët para se të hynte në Kuvend se “karrigia e parlamentit nuk është as e Monikës dhe...

Kot lodheni

Nga Artur Ajazi Humbja e Partisë Demokratike në 11 Maj, ka nxjerrë sërish në diskutim “largimin“ e Sali Berishës. Mblidhen analistë, politikanë, fitues dhe humbës,...

Parlamenti mbylli punimet pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias!

Kreu i PD, Sali Berisha foli për mediat pas mbylljes s seancës së sotme parlamentare pas rreth 15 minutash. Ai e cilësoi parlamentin si një...

Lajme të tjera

Web TV