Do habiteni kur të merrni vesh rrogën e vërtetë të truprojeve të Mbretit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Truprojet e Mbretit, dikur truprojet e Mbretëreshës, prej kohësh kanë qënë një mënyrë për të tërhequr turistët në mbarë botën, të cilët dynden në Pallatin Buckingham për t’ju afruar punëtorëve, të cilët zakonisht nuk lëvizin fare dhe në të shumtën e rasteve janë tepër të ashpër.

Megjithatë, ajo që shumë njerëz nuk e dinë është se sa shumë paguhen në vit këta punëtorë.

Një llogari në rrjetin social TikTok, e cila numëron mbi 196 mijë ndjekës, ka treguar rrogën ekzakte të një truproje dhe nuk është ajo që të gjithë mund të mendonin.

Fillimisht përdoruesi i Tiktok-ut ka treguar se të punësohesh si truprojë i Mbretit, duhet të jesh më shumë se 16-vjeç dhe më pak se 35-vjeç por që sigurisht duhet të kesh një trup të mirë.

Mesa duket nuk ka lidhje aspak se çfarë niveli arsimimi ke. Megjithatë të gjithë truprojet e Mbretit i nënshtrohen një trajnimi special, i cili zgjat 28 javë.

Sa i përket të ardhurave, rroga e një truproje fillon nga 18 mijë paund në vit, që konsiderohet një rrogë minimale. Pas 26 javësh shërbim, ka një rritje rroge deri në £23.500 në vit. Më pas rroga rritet në varësi të gradave por maksimumi i rrogës që një truprojë mund të marrë është £46.800 në një vit.

Vidoeja, e cila është parë mbi 1.3 milionë herë brenda 5 ditëve, ka marrë komente të pafundme, ku të gjitë janë të zhgënjyer nga rroga e ulët e truprojeve të Mbretit.  /  S.M

Të fundit

11 gusht 1934 – U hap burgu federal i njohur me emrin Alkatraz

Një simbol i frikës, izolimit dhe dështimit të rehabilitimit Më 11 gusht 1934, në zemër të Gjirit të San Franciskos,...

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te...

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut, zonë që ndan Khan Younisin...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

Lajme të tjera

Web TV