“Një ditë e gjysmë”/ Bëhet film në Netflix historia e shqiptarit që mori peng ish-gruan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një përpjekje të dëshpëruar për t’u ribashkuar me vajzën e tij, një burrë i armatosur hyn në qendrën mjekësore ku punon ish-gruaja e tij dhe e rrëmben atë.

Ky është subjekti mbi të cilin ngrihen të gjitha ngjarjet e filmit më të ri që tashmë ka dalë në Netflix dhe që bazohet mbi një histori të vërtetë. Protagonisti kryesor i filmit, Artan Kelmendi, që interpretohet nga aktori rus-suedez Alexej Manvelov, pasi rrëmben ish-bashkëshorten dhe një oficer policie nis arratisjen e tij për të ardhur në Shqipëri.
Ai kërkon një avion për të mbërritur në vendlindje por kërkesa i refuzohet me argumentin se nuk lejohen armët në bord. Më pas ai kërkon t’i mundësohet hipja në target për të vijuar më pas rrugën e makinë drejt vendlindjes por dhe kjo kërkesë nuk i aprovohet plotësisht nga agjentët e policisë që gjatë gjithë kohës janë në ndjekje të tij.

Arratisja e çon Artanin dhe ish-bashkëshorten e tij Louise në një udhëtim të lodhshëm dhe plot sfida të cilat nuk duhen humbur.
“A Day and a Half” tashmë mund ta shikoni në Netflix dhe për të zbuluar dhe fundin e kësaj aventure të rrezikshme të ndërmarrë nga Artani./E.Ç

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV