“Dopamine dressing”: Të vishesh për të përmirësuar humorin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dawnn Karen, profesore në “Fashion Institute of Technology”, e diskuton konceptin e “dopamine dressing” në librin e saj, “Dress Your Best Life” dhe shprehet se veshjet dhe ngjyrat e përdorura ndikojnë në përmirësimin e humorit dhe shpjegon se teksturat, ngjyrat dhe motivet sjellin emocione pozitive. Sipas saj, disa ngjyra lidhen me ndjesi specifike. Për shembull, e gjelbra me shpresën, teksturat apo motivet me një kujtim të lumtur (kadifja me fëmijërinë; xhinset me momentet me miqtë) etj.

Karen gjithashtu përshkruan koceptin si: “veshja në një mënyrë që shpreh dhe përsërit gjendjen emocionale aktuale”. Ajo shpjegoi se episode e saj të trishtuara apo depresive lidhen gjithnjë me bluza të vjetra dhe me njolla. Sipas Karen, kur do të ndihet si një grua e fuqishme, ajo zgjedh një kostum dhe kur do të ndihet seksi, një fustan që bie menjëherë në sy.

Edhe Dr. Carolyn Mair, autore e librit “The Psychology of Fashion”, e mbështet teorinë dhe shprehet sedopamina na motivon që të kërkojmë një shpërblim, andaj nga pikëpamja shkencore, “dopamine dressing” lidhet me motivimin e një personi, i cili vishet në mënyrë të atillë që të shpërblehet me vetëbesim dhe lumturi.

Në botën e modës, kjo teori është përdorur për vite me radhë, edhe kur s’kishte një emër specifik. Edhe jashtë kësaj industrie, sërish ngjyrat janë një faktor i rëndësishëm në nxitjen e prodhimit të dopaminës, duke nisur që nga dizenjimi i tualeteve, lyerja e shtëpisë me ngjyra që të dhurojnë qetësi, apo që bien menjëherë në sy dhe jo pa arsye. Sipas ekspertëve të “VeryWell”, disa ngjyra mund të ndikojnë edhe në humorin tonë dhe të prodhojnë një reagim fizik, si shtimi i rrahjeve të zemrës.

Lexo edhe :  “Kur këndoj në dasma emocionohem”, Shpat Kasapi: Është prekëse kur vajza del nga shtëpia

Pantone e përdori këtë koncept për ngjyrat e vitit 2021, “Illuminating” dhe “Ultimate Gray”, të cilat u zgjodhën për të përfaqësuar forcën dhe guximin, të cilat erdhën si një mënyrë për të nxitur shpresën dhe pozitivitetin për këtë vit.

Një tjetër faktor që ndikoi në “dopamine dressing” është edhe pandemia Covid-19, që ka ndikuar shumë në shëndetin mendor dhe në konceptin se si ne e shohim veten në raport me modën dhe të tjerët. Para pandemisë, njerëzit prireshin të visheshin për të tjerët, për t’u dukur bukur, për t’u përshtatur me miqtë dhe trendet aktuale; ndërsa pas saj, njerëzit u rikthyen te rehatia, autenticiteti dhe krijimi i një stili personal dhe unik. Me pak fjalë, pas pandemisë, njerëzit s’u ndikuan më nga faktorët e jashtëm, por u veshën sipas ndjesive të tyre./E.Ç

Të fundit

“La Repubblica”: Pse mbyllja e TikTok në Shqipëri është ndryshe nga vendet e tjera

Bllokimi i TikTok në Shqipëri ndryshon nga të gjitha rastet e tjera. Është ndryshe nga 20 bllokime të tjera...

Nuk dha leje për të dërguar ushtrinë në veri, komandanti i KFOR-it tregon arsyen

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Enriko Borduani, ka folur në një intervistë për sulmin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit dhe për kërkesën e kryeministrit...

Nënë për herë të parë, balerina e njohur shqiptare zbulon gjininë e fëmijës

Isida Mollaymeri, balerina e Teatrit të Operas dhe Baletit është në pritje të ëmbël. Lajmin e ka zbuluar vetë balerina përmes një postimi në “Instagram”. Momentin...

“Do të flas me Putinin”, Vuçiç: SHBA do të na vendosë sanksione në ekonomi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në mbledhjen e qeverisë tha se SHBA do të vendosë sanksione të drejtpërdrejta gjithëpërfshirëse ndaj industrisë së naftës të...

Shqiptarët s’do lejohen të përdorin makinat çdo ditë/Çfarë parashikon Plani i ri Kombëtar

Ndotja e ajrit është një problem tashmë global, ku shtetet po përpiqen të marrin masa të ndryshme në ndihmë të mjedisit dhe të rritjes...

Lajme të tjera

Web TV