Gjimshiti: “Çekia e fortë edhe pa Patrik Shik”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria do të ndeshet me Çekinë në ndeshjen e parë të shtatorit, e vlefshme për fazën kualifikuese të “EURO 2024”. Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti u shpreh në konferencën për mediat dje se kuqezinjtë do të hynë në fushë për të marrin maksimumin dhe më pas do të mendojnë për Poloninë.

Mund t’ia dalim me Çekinë? – Sigurisht që po. Siç e thatë, grupi sapo është formuar goxha dhe jemi një grup me më shumë eksperiencë, lojtarë të rinj që japin më shumë. Kemi besimin që është 100% te ne. Nëse nuk beson gabon që luan në këto ndeshje. Me Çekinë gjithmonë vendimtare janë tre pikët. Janë pesë ndeshje finale që do të japim maksimumin dhe më pas do të shohim ku do të renditemi. Këtë herë i kemi marrë masat e luftës në ajër? – Është e drejtë. Çekia ka lojtarë me gjatësi të madhe. Ne sërish do të shohim të bëjmë futbollin tonë. Të bëjmë kujdes në lojën në ajër. Nuk është vetëm lartësia që të ndryshon lojën, është edhe vetvetja. Duhet shumë besim.

Sa e vështirë është të mbash përfaqësimin e Kombëtares? – Me këtë Kombëtare, sa jemi të shpërndarë nga Lugina e Preshevës, nga Kosova, Maqedonia. Sa lojtarë jemi tani, s’ka pasur kurrë. Besoj se çdo të gjithë e dinë se përse jemi këtu. Ka njerëz shumë për të arritur në këtë pikë. Por kur luan për kombin tënd është gjë tjetër që nuk përshkruhet. Nuk keni qenë në Europianin e 2016… – Besoj që nuk mund të them se motivimin e kam më të madh se të tjerët këtu. Është diçka që kur jam në Kombëtare e kam gjatë gjithë kohës. Shpresoj që të kualifikohemi në Euopian. Edhe atëherë kam luajtur, por nuk u grumbullova në Europian. Janë gjëra që mund t’i arrijmë, që mbeten në histori.

Lexo edhe :  Kush janë lojtarët më të kërkuar me kosto zero në futbollin europian (lista)

Sa ndihet pesha e përgjegjësisë? – Pesha sigurisht që ndihet. Çdo karakter është ndryshe. Ndonjëri e përjeton shumë më fortë, sepse kanë luajtur në presion me klubet ku kanë luajtur, mund të përballen shumë mirë. unë besoj se mund të përballem në këto ndeshje. Ka dhe lojtarë të tjerë që e dinë vlerën e kësaj loje dhe e dinë se duhet të përballen me këtë presion.

Është më e lehtë të përballesh me Çekinë pa Patrik Shik? – Forca e Çekisë nuk është individualiteti. Është ekipi që ka një forcë të lartë me lojtarët që luajnë në skuadra të mëdha. Unë e njoh Patrik Shik, është një lojtar shumë i fortë. Besoj se do rikthehet shumë më i fortë edhe ai. Por Çekia mbetet një skuadër shumë e fortë dhe favorit për t’u kualifikuar.

Një fitore këtu dhe barazim me Poloninë apo e kundërta? – Të shikojmë nesër. Varet siç ecën ndeshja. Janë dy ndeshje të ndryshme. Mendojmë vetëm për këtë ndeshje me Çekinë, pastaj kemi tre ditë kohë. Fokusimi është te ndeshja e nesërme më pas të shohim.

Të fundit

1 milion e 800 mijë fletëvotime do të shtypen për zgjedhjet lokale në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim që për raundin e parë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, që do...

Rama: “Do vendosim një ekulibër të ri për çmimin e naftës”

Kryeministri Rama foli në Dialogun për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural edhe për rishikimin e skemës së naftës duke thënë se qeveria po përgatitet për...

S’ka kompromise në Kosovë, partitë politike sfidojnë Gjykatën Kushtetuese

Partitë politike parlamentare po sfidojnë Gjykatën Kushtetuese duke mos zbatuar vendimin e saj të fundit që i urdhëron të konstituojnë Kuvendin në afat prej...

Kopshti Zoologjik i Pragës përdor akull për të “freskuar” kafshët nga i nxehti

Dy arinj polarë, Aleut dhe Gregor, në një kopsht zoologjik në Çeki, po përballen me temperaturat e larta verore duke u freskuar me akull...

A janë gati shqiptarët për një plazh nudo?

Në një kohë kur shumë turistë të huaj zgjedhin Shqipërinë për pushime dhe shpesh nuk e kanë problem të shfaqen ‘topless’ në plazh, për...

Lajme të tjera

Web TV