Deri kur do të bëhet plazh këtë vit? Sinoptikani parashikon si do të jetë muaji shtator

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fundjava do të jetë me mot të qëndrueshëm dhe i favorshëm për të gjithë ata që kanë planifikuar t’i drejtohen bregdetit.

“Nëse flasim për 15 ditëshin e parë kemi një mot i cili do të jetë mjaft i favorshëm. Do të kemi interval me kthjellime duke përfshirë këtu edhe këtë fundjavë ku do të kemi diell në zonat bregdetare, në qytetet e zonave të ulëta, por po ashtu edhe në zonat malore për ata që do të shfrytëzojnë turizmin malorë.”

Sipas sinoptikanëve temperaturat do të arrijnë vlera deri në 36 gradë Celcius.

“Do të kemi rritje të temperaturave të ajrit. Vlerat minimale në qytetet e zonave malore do të ngjiten në rreth 13, 14 gradë Celcius. Në ultësirën përëndimore do ti kemi nga 20 deri në 23 gradë Celcius, temperaturat në orët e para të mëngjesit, por jo vetëm temperaturat minimale, por edhe ata maksimale do të kenë një rritje të ndjeshme të tyre duke bërë që të regjistrohen në territor edhe në 36 gradë Celcius.

Përsa i përket Shtatorit janë temperaturat deri në 6 gradë më të larta sesa duhet të regjistrohen pasi maksimumet në rang territori në vendin tonë duhet të jenë rreth vlerës 29 gradë Celcius.”

Edhe në fundjavë shpejtësia e erës do të jetë problematike veçanërisht gjatë pasditeve theksojnë sinoptikanët./   S.M

Të fundit

SPAK zbardh detajet/ “Sky ECC” dhe “Hawala”, si funksiononte grupi i 6 tonëve kokainë

SPAK ndau detaje të hetimit të një grupi kriminal të trafikimit të 6 tonëve kokainë, me vlerë tregu 411...

PD e sëmurë nga mungesa e meritokracisë! Në 2022 u premtua fillim i ri, por nuk ndodhi

Një nga emrat që spikati për garën e fortë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndonëse nuk e fitoi, Ilir Alimehmeti, në një intervistë...

Nard Ndoka tallet me Berishën/Vetëm çelësi ka ndryshuar, bravat dhe justifikimet njëlloj

Humbja e thellë në zgjedhjet e 11 majit nga opozita ka ngritur edhe debatin pse kreu i PD-së Sali Berisha nuk po zbaton statutin dhe...

Planifikimi urban/ Hyn zyrtarisht në fuqi vendimi i qeverisë

Ka hyrë zyrtarisht në fuqi vendimi i qeverisë shqiptare, i cili sjell ndryshime dhe shtesa të rëndësishme në Rregulloren e Zhvillimit të Territorit. Këto...

“Jo çdo rrobë e pisët lahet jashtë shtëpisë”/ Alimehmeti: Duhet retushim brenda PD

Kandidati i PD për deputet në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në emisionin “Kjo javë” ku ndër të tjera foli dhe...

Lajme të tjera

Web TV