Pse Apple humbi 200 miliardë dollarë në dy ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aksionet e Apple ranë me 2.9% të enjten pas raportimeve se Kina do të ndalojë përdorimin e iPhone-ve tek agjencitë dhe kompanitë qeveritare.

Investitorët po shqetësohen për aftësinë e kompanisë publike më të vlefshme në botë për të bërë biznes në ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Apple humbi rreth 200 miliardë dollarë, fill sapo Kina njoftoi planet e ardhshme për ndalimin e iPhone-ve.

Kina është tregu më i madh i huaj për produktet e Apple dhe shitjet në Kinë përfaqësonin rreth një të pestën e të ardhurave totale të vitit të kaluar. Apple nuk zbulon shitjet e iPhone sipas vendeve, por analistët në firmën kërkimore TechInsights vlerësojnë se ka pasur më shumë shitje të iPhone në Kinë sesa në Shtetet e Bashkuara tremujorin e kaluar.

Apple gjithashtu i prodhon shumicën e iPhone-ve në fabrikat kineze.

Vendimi për ndalimin e iPhone-ve erdhi fill sapo Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan se do të hetonin telefonat inteligjentë të kompanisë kineze Huawei./E.Ç

Të fundit

Jennifer Lopez shtanget në Stamboll, dyqani luksoz i refuzon hyrjen

Një ngjarje e papritur ndodhi për Jennifer Lopez, në një nga qendrat tregtare më luksoze të Stambollit. Këngëtares së famshme...

“Nëna më e keqe e Australisë” merr mbi 1 milion euro dëmshpërblim

Kathleen Folbigg, gruaja që u cilësua dikur si “nëna më e keqe e Australisë”, do të përfitojë një dëmshpërblim prej mbi 1 milion euro...

Protesta për ish-krerët e UÇK, Rama: Pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin

Në Prishtinë u mbajt këtë enjte, 7 gusht, një protestë në mbështetje të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku qytetarë të shumtë kërkuan...

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë e më i shpeshtë dhe...

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për një takim mes presidentit rus...

Lajme të tjera

Web TV