Çdo udhëtim ka një fund, por në fund është udhëtimi që vlen e jo destinacioni!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Denisa Daka

Përcjellja e lajmeve trishtuese dhe bilancit tragjik të vdekjeve orë pas ore nga gazetarë, politikanë e shumë miq të Facebook-ut, është kthyer në një makth tashmë. Një panoramë e tillë veç shton ankthin e panikun, e nuk sjell asnjë dobi, e kundërta ndodh.

Ndalni ju lutem përcjelljen e lajmeve të tilla, ndryshe numri i viktimave paskësaj nga sulmi i panikut, do të jetë disa herë më i lartë se i COVID-19.

Përcillni në mundni e kudoqofshi lajme që ngjallin shpresë e besim, duke ia lënë rradhën mjekëve të na informojnë për gjithçka po ndodh sot!

Kjo stuhi nuk mund të na bëjë copë e çikë arsyen, kurrsesi duke vërejtur tërë kohën një barkë që po mbytet.

Na duhet të mbijetojmë!

E sotmja është vetëm një ditë, ndërsa ajo që do të ndodhë më pas do të varet pashmangshmërisht nga mënyra se si ne do të administrojmë forcat, shëndetin tonë mendor posaçërisht!

Nëse jemi të fortë, forca do të flasë vetë, e nëse jemi të dobët, fjalët nuk do të na ndihmojnë dot.

Ilaçi më i mirë është gjithnjë i hidhur, por efekti është i duhuri në çdo rast.

Ka gjithmonë një kohë për të luftuar e një tjetër për të qenë zgjuar!

Një gazetar e një politikan i mirë, e kupton mirë gjithë këtë.

Unë refuzoj t’i shoh këto lajme e do të refuzoj t’i shoh deri në fund, fëmijët e mi gjithashtu.

Nuk besoj të ndërgjegjësohem prej tyre.

Mendoni në kini Zot sa herë orvateni të përcillni një lajm të trishtë, që këto lajme po sjellin panik e frikë te fëmijët tanë posaçërisht, e mesazhi që ato përcjellin, do të godasë shpresën e besimin e secilit për të vijuar udhën më tej.

Lexo edhe :  Ra ky siklet dhe u kujtuam për njëri-tjetrin

E më të rrezikuarit nga kjo pakujdesi janë ata vetë, fëmijët tanë.

Mënyra e të raportuarit të lajmit duhet të ndryshojë sa më parë.

Më shumë se kurrë kemi nevojë sot për një gazetari korrekte e profesionale e qytetarë të përgjegjshëm, që kuptojnë siç duhet rëndësinë e fjalës e veprimeve të tyre.

Le të flasin mjekët sot!

Është radha e tyre!

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV