Ata që rrezikojnë më shumë dhe janë pa zë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Pierluigi Battista/

Kushtuar atyre që janë në vijën e parë për të luftuar virusin, për ata që vuajnë dhe janë vetëm, për ata që kanë “patologji të mëparshme” dhe po dridhen. Por jo vetëm. Kushtuar atyre që humbasin më shumë, që janë të dobët, dhe nuk kanë një zë të fuqishëm! Të përkushtuar për ata që janë të moshuar dhe të vetëm, të veçuar, të ndarë! Për ata që janë të rinj dhe vetëm. Për ata që janë vetëm. Kushtuar atyre që jetojnë në një koshere prej pesëdhjetë metrash katrorë, në periferi, në katër mure pa një ballkon.

Dedikuar drejtuesve pa maska të metrosë dhe të autobusëve ​​që shikojnë me gjithë terror se kush futet brenda. Dedikuar farmacistëve, parafarmacistëve, gjithë stafit që kanë gjithnjë e më pak maska. Dedikuar punonjësve të supermarketeve që mbajnë të njëjtat maska ​​për javë të tëra. Detikuar atyre që zbresin në rrugë për mbeturina. Dedikuar grave me burra të dhunshëm të mbyllur në shtëpi. Kushtuar atyre që do të qëndrojnë në shtëpi sepse do të jenë të papunë….

Dedikuar policëve që kanë udhëtuar me makinë duke mbajtur të njëjtat maska ​​për disa javë. Kushtuar ushtarëve që duhet të ndjekin ata që vrapojnë nëpër parqe. I përkushtohet 50-vjeçarit mbipeshë që është fyer nga dritarja sepse vrapon i vetmuar në izolim. Kushtuar tregtarëve që po studiojnë kartat për të mbyllur biznesin e tyre përgjithmonë. Iu dedikohet motoçiklistëve që sjellin ushqime në shtëpitë e të izoluarve, që për të mos u afruar, nuk u japin atyre as një euro dhuratë.

Dedikuar shoferëve të kamionëve që transportojnë ushqim në supermarkete dhe materiale të dobishme, por i gjejnë të mbyllur restorantet e autostradës. Kushtuar dhjetë përqind të italianëve që nuk kanë  Internet. Kushtuar të pastrehëve që dëshirojnë të ndajnë fatin tonë për shtëpi, për ndonjë shtëpi! Detikuar për operatorët, teknikët, mbajtësit e mikrofonëve, punonjësit e sigurisë, që nuk mund të qëndrojnë në shtëpi sepse ata duhet të garantojnë transmetimin e bisedave gjithmonë me të njëjtën numër të ftuarish. U dedikohet gazetarëve të tjerë që duhet të ndjekin konferencat për shtyp të atyre që thonë pak ose asgjë. Kushtuar dadove që askush nuk i thërret më. Kushtuar fermerëve pa të cilët ne nuk mund të gjenim asgjë në raftet tona. U kushtohet të burgosurve dhe rojeve të burgut që luten që virusi të mos infiltrohet brenda atyre muresh.

Lexo edhe :  Ka një shkëputje të rrezikshme: në çështjen e Gazës, politika nuk flet më për popullin

Detikuar atyre që nuk mund të vajtojnë të vdekurit. Kushtuar atyre që, mbi një moshë të caktuar, ndiejnë “patologjitë e mëparshme”, dhe dridhen. Dedikuar mjekëve, infermierëve, atyre që drejtojnë ambulancat, sirenat e të cilëve shpojnë heshtjen e qyteteve të shkreta dhe trembin…

Burimi Corriere della Sera/përshtati Nikoleta Kovaçi

Të fundit

‘Shqipëria 2030’- A mund të ndërtojë ky vend një ‘ëndërr teknologjike’?

Nga Prof. Dr.-Ing. Andonaq Londo Lamani Në 1960-ën shkrimtari Ismail Kadare shkroi poemën “Ëndërr Industriale”. Ishin vitet kur në disa...

Haki Çako: Zjarret në vend në kontroll, situatë e favorshme falë ndryshimit të kohës

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako thotë se situata me zjarret në vend është në kontroll. Në një deklaratë...

Panik në aeroport/ Avioni pëson defekt, evakuohen pasagjerët (VIDEO)

Një incident i frikshëm është shënuar të shtunën pasdite në aeroportin ndërkombëtar të Denverit, ku pasagjerët e një avioni të linjës American Airlines u...

Dështimi i Rithemelimit 1.0 dhe perspektiva e Rithemelimit 2.0

Nga Eduard Zaloshnja Politikanë dhe analistë rrotull Berishës po qarkullojnë në media idenë e një Rithemelimi 2.0, meqë Rithemelimi 1.0 i tij dështoi elektoralisht –...

Zjarri që djeg Shqipërinë dhe ndërgjegjen tonë…

Nga Fejzo Subashi Kush po i djeg vendet më të bukura të Shqipërisë?! Zjarr dhe vetëm zjarr, tym dhe flakë atje ku natyra ka bekuar tokën...

Lajme të tjera

Web TV