Gabimet që duhet të shmangni gjithmonë kur sëmureni me grip

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur sëmuremi me grip, dëshira për të shpëtuar prej tij është e madhe dhe na shtyn drejt gabimeve që kanë efekt të kundërt.

Në vijim është lista e gabimeve që duhet të shmangni kur jeni sëmurë:

Trupi plogështohet kur është sëmurë dhe i shterojnë energjitë. Trupi ka nevojë për pushim absolut.

Anulojini të gjitha planet dhe jepini vetes kohë për t’u ndier më mirë.

Simptomat e gripit dhe të ftohurës janë më se të kuptueshme ndaj nuk duhet ta anashkaloni nevojën për të marrë solucionet tretëse kundër gripit menjëherë brenda 48 orëve të para të sëmundjes.

Ato do të lehtësojnë simptomat dhe do t’i shkurtojnë ato.

Mungesa e gjumit dobëson sistemin imunitar dhe e bën më të vështirë betejën kundër gripit dhe të ftohurës.

Ekspertët thonë se njerëzit që flenë më pak se gjashtë orë janë katër herë më të rrezikuar nga sëmundje të tilla.

Antibiotikët luftojnë vetëm bakteret, ndërkohë që e ftohura dhe gripi shkaktohen nga virozat.

Një e treta e antibiotikëve që jepen me recetë në raste të tilla janë krejt të panevojshme.

Për më tepër, ato shfaqen me efekte anësore, siç është diarreja në rastin më të mirë dhe rezistenca e trupit ndaj antibiotikut në rastin më të keq.

Trupi kur është i sëmurë ka nevojë për më shumë lëngje, jo vetëm për t’u hidratuar, por edhe për t’i çliruar rrugët e frymëmarrjes.

Pini sa më shumë çaje dhe hani supë pule rregullisht sa herë që të jeni të ftohur ose me grip.

Kur jeni me grip ose të ftohur, oreksi është i pari që ikën, por kjo nuk do të thotë që duhet të qëndroni larg ushqimit.

Lexo edhe :  Metoda in vitro, rriten kërkesat/ Më shumë çifte të interesuara për këtë procedurë

Kaloritë dhe ushqyesit tek ushqimet e ndihmojnë imunitetin të jetë më i fortë dhe të luftojë virozat më me efikasitet.

Duhani nuk duhet pirë kur jeni sëmurë, sepse do të dëmtojë mushkëritë dhe irritojë fytin.

Hiqni dorë nga cigarja dhe qëndroni larg ambienteve me tym duhani.

Stresi çliron hormone që e dobësojnë imunitetin dhe i hapin rrugën inflamacionit.

Simptomat ikin më me vështirësi kur jeni të stresuar ndaj ruani toruan./E.Ç

Të fundit

Procesi i integrimit në BE/ Rama përgëzon administratën

Kryeministri Edi Rama në një konferencën e fundit për gazetarët ka folur për ecurinë e procesit të integrimit në...

Dietat, orët shtesë dhe…/ Shlyhen sot pagesat e prapambetura për policët

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka dhënë urdhër Departamentit për Shërbimet mbështetëse në DPPSH, që brenda ditës së sotme të...

PS në tym dhe flakë, ja lufta mes klaneve brenda selisë rozë

Partia Socialiste (PS), e cila prej vitesh ka dominuar skenën politike shqiptare, po përjeton periudhën e saj më të trazuar në histori. Brenda selisë...

Tjetër lajm i mirë për pensionistët, njihen për pension vitet e punës para ’94-ës’

Me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), u miratua në Këshillin e Ministrave projektligji për njohjen e periudhave të punës në...

Si të mbyllni 2024-ën, dhe të filloni 2025-ën fuqishëm

Përpara se të ktheni vëmendjen tuaj tek e ardhmja dhe të vendosni objektivat e Vitit të Ri, merrni një moment për të reflektuar për...

Lajme të tjera

Web TV