5 ngjyrat që arkitektët i shmangin gjithmonë në hapësirat e vogla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjedhja e ngjyrës së duhur të bojës për muret nëse keni një shtëpi apo hapësirë të vogël, ndonjëherë është një mision rraskapitës. Ju mund të zgjidhni nuanca të lehta ose të errëta, por ka disa syresh prej tyre që duhen shmangur.

Sipas interior designer-ve, nuancat gri nuk shkojnë në një dhomë të vogël ndenjeje, ndërsa disa ngjyra të forta, si e kuqja e ndezur apo bluja, mund të “pushtojnë” për keq një hapësirë të vogël. Ja pesë ngjyrat që duhet t’i shmangni sipas sugjerimeve të profesionistëve:

E bardhë, me shkëlqim

Ju mendoni se është zgjedhja e pastër, por e bardha me shkëlqim duhet të shmanget në dhoma të vogla, thonë ekspertët. “Shumë njerëz zgjedhin të përdorin ngjyra të bardha në dhoma të vogla, me qëllim që hapësira të duket më e madhe,” thotë Ruth Mottershead, një arkitekte për LivingEtc. “E bardha me shkëlqim shpesh mund të jetë mjaft e zymtë, duke shkaktuar efekte të forta për sytë”. Ngjyrat e bardha ose neutrale të zbehta janë një zgjedhje më e mirë.

E zeza

Ju mund të përdorni ngjyra të errëta, por e zeza e pastër e mbyt një hapësirë të vogël. Ngjyrat e errëta mund të thithin dritën e një hapësire, duke e bërë ndarjen midis mureve të duket e paqartë duke shtuar diferencat në një dhomë. Nuancat e ngopura dhe të pasura të kafesë funksionojnë më mirë në hapësirat e vogla.

E kuqe, e ndezur

Një nuancë e kuqe e ndezur mund të jetë shumë e fortë për një hapësirë të vogël, duke krijuar një mjedis stresues. “E kuqja është shpesh një ngjyrë e fortë e gjallë, që ndonjëherë mposht hapësirat e vogla”, thotë arkitektja Helen Shaw. Për një ambient komod, zgjidhni nuancën e ngrohtë të tullës që sjell thellësi dhe elegancë.

Lexo edhe :  Aktori në lidhje me ish-gruan e miliarderit! Kush është 46-vjeçarja që i vodhi zemrën?

Blu me tone gri

Hapësirat më të vogla nxjerrin në pah nuancat e ftohta, kështu që nëse doni që dhoma të duket më e ndritshme, shmangni ngjyrat gri. Bluja është një ngjyrë e ftohtë, veçanërisht një blu me nuanca gri. Nëse doni një ngjyrë blu në një hapësirë të vogël, zgjidhni atë që anon nga e gjelbra.

Greige (Gri+bezhë)

Greige është një tjetër ngjyrë që ka nuanca gri, ndaj ka të ngjarë që të jetë shumë e ftohtë për shumicën e hapësirave të vogla. Provoni koralet dhe rozën në nuancë pjeshkë; ato janë perfekte për të krijuar një ambient të ngrohtë dhe komod./E.Ç

Të fundit

Shijak/ Leva, grushte e shqelma, “të fortët” përplasen në rrugë

Një aksident i rëndomtë i ndodhur ditën e sotme në zonën e Shijakut, është kthyer në burim sherri mes...

Korçë/ Mjeti përplas gruan me biçikletë, me urgjencë në spital

Aksident në unazë të qytetit të Korçës. Një mjet përplas një grua e cila ka qenë me biçikletë. Ambulanca ka marrë menjëherë të lënduarën për ta...

Përse po takohet Altin Dumani me zyrtarin e lartë të DASH?

Drejtuesi i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani ndodhet këtë të martë në SHBA, aty ku pritet të ketë një takim të nivelit të...

11-vjeçari qëllohet për vdekje teksa po bënte sfidën në TikTok

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në Amerikë ku një i mitur humbi jetën pas një sfide në TikTok. Mediat e...

Erdogan: Zelensky dhe Putin nuk janë gati për takim

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se ka folur si me homologun rus Vladimir Putin, ashtu edhe me atë ukrainas Volodymyr Zelensky dhe...

Lajme të tjera

Web TV