Vuan nga një sëmundje e pashërueshme, ja cila është frika më e madhe e gazetares

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e djeshme, gazetarja e njohur, Fiori Dardha, ka qënë e ftuar në programin “Se Luan Topi”, e cila ka folur hapur për jetën e saj personale si edhe për karrierën e saj.

Rrëfimi e gazetares në lidhje me ndarjen e parakohëshme nga jeta të nënës së saj, ka rrënqethur të gjithë publikun.

Fiori Dardha ka rrëfyer gjithashtu se vuan nga një sëmundje autoimune e pashërueshme, duke treguar se frika më e madhe e saj nuk është vet ajo por familja dhe sigurisht djali i saj , Abel.

Unë disa vite më parë u diagnostifikova me një sëmundje autoimune, të cilat janë të gjitha të pashërueshme por stadi në të cilën u konstatua sëmundja ishte tepër serioze.

Nuk jam trembur në asnjë moment për veten time edhe tani që jam mësuar të bashkëjetoj me të, nuk kam frikë por frika ime më e madhe është për të afërmit e mi. Nuk dua që ata ta përjetojnë dhe të jetojnë me ankthin e sëmundjes sime”.

“Unë vuaj nga një sëmundje autoimune që më dëmton mëlçinë dhe kujdesi duhet të jetë tepër i madh, duke qënë se mëlçia është një organ tepër i rëndësishëm në trupin tonë, është laboratori i organizmit por përpiqem ta harroj që e kam”, shprehet gazetarja, duke shtuar se ndjek të gjithë këshillat e doktorit, të cilin e ka falenderuar publikisht që i ka shpëtuar jetën.

Frika ime më e madhe sigurisht që është Abeli pasi çdo ditë e imja është e projektuar për Abelin.

Çdo gjë që unë bëj është për Abelin. Fjalët ndonjëherë janë të varfëra për të shprehur dashurinë që ne ndjejmë për fëmijët tanë. Unë nuk do doja kurrësesi që Abeli të ndjejë keqardhje për mua, Abeli duhet të jetë i lumtur me mua, të ketë një mama që i fal vetëm pozitivitet, që është plot energji dhe dua që t’ia fsheh këtë anën time, duke qënë se është një fëmijë shumë i ndjeshëm dhe përjeton çdo situatë.

Prandaj përpiqem të bëj një jetë sa më normale pasi tek e fundit kështu është më mirë edhe unë ndihem më e qetë”, përfundon Fiori.

Lexo edhe :  Merr fund lidhja e Loredanës me Jozin! "Nuk jam e fiksuar me muskujt"

Fiori Dardha është rikthyer në Top Media, me një projekt të ri, për të cilin shprehet se është një eksperiencë e re. “Breaking nga Fiori Dardha” është programi ku do ta shohim gazetaren e njohur në ekranin e “Top News” nga e hëna në të premte, prej orës 9:00-12:00./   S.M

Të fundit

“Tërmeti” i Ramës

Nga Rajmonda Basha E premtja për kryeministrin Edi Rama nuk ishte thjesht një ditë pune: ishte një sinjal alarmi për...

“Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen?”/ Erion Braçe leksion Ramës

Deputeti socialist Erion Braçe, i ftuar në studion e “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, në A2 CNN, deklaroi se është dakord me ndërrimin e...

Vazhdon rokada në Policinë e Shtetit/ Mes shefave të rinj dhe një grua

Edjona Dano është emëruar si shefja e re e Komisariatit të Policisë në Kuçovë, duke u bërë një nga gratë e para që merr...

60-vjeçari ka nevojë urgjente për ndihmë, kërkohen 20 mijë euro për operim në Turqi

60-vjeçari, Mentor Smuja, po lufton me jetën përballë kancerit agresiv të zorrës së trashë prej më shumë se dy vitesh. Aktualisht ai është i shtruar...

Luiz Ejlli feston ditëlindjen: Mu deshën 40 vite që të kisha gjithçka që kam ëndërruar

Këngëtari Luiz Ejlli feston sot ditën e lindjes. Teksa ka shpërndarë disa momente të ëmbla së bashku me Kiarën dhe vajzën e tyre Luna Mari, Luizi...

Lajme të tjera

Web TV