Arrestohet kryebashkiaku i njohur, pjesë e bandës që trafikoi 4 tonë kokainë (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një hetimi disa mujor, Prokuroria e Posaçme për Krimin e Organizuar të Malit të Zi ngriti aktakuzë kundër 21 personave, duke përfshirë oficerë të lartë policie dhe operativë, kryetarin e komunës së Budvës dhe drejtuesit dhe anëtarët e dyshuar të klaneve malazeze të drogës.

Ata akuzohen për kontrabandë me më shumë se katër tonë kokainë, pastrimin e miliona eurove, shpërdorim detyre dhe armëmbajtje pa leje.

Të paktën tetë policë dhe operativë janë akuzuar, përfshirë oficerin e policisë Lubo Miloviçin, që është arratisur, Petar Lazoviç, punonjës i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, i cili është në paraburgim dhe Dejan Knezheviç, i cili ishte ndihmës drejtor i Administratës së Policisë së Malit të Zi.

Prokurori i Posaçëm Vukosh Radonjiç tha se “ata akuzohen për vepra penale të kryera nga viti 2019 deri në shkurt 2021 në Mal të Zi, por edhe në disa vende të Evropës dhe Amerikës së Jugut”.

Në vitin 2021, Europoli u dorëzoi institucioneve shtetërore malazeze transkriptet e bisedave të koduara të anëtarëve të klanit përmes aplikacionit SKY.

Në atë dokument, të publikuar vitin e kaluar nga portali “Libertas”, i cili kishte qasje në atë dokument, ndër të tjera thuhej se “Policët Petar Lazoviç dhe Lubo Miloviç, ishin anëtarë të klanit “Kavaçki” dhe ishin drejtpërdrejt të përfshirë në kontrabandën e sasive të mëdha të kokainës nga Ekuadori në Bashkimin Europian dhe në Australi”.

Lexo edhe :  Vuçiç njofton mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, si u “gjunjëzua” presidenti serb

Për zotin Miloviç është lëshuar një fletarrest ndërkombëtar, ndërsa për Petar Lazoviçin është arrestuar në korrik të vitit të kaluar dhe prej atëherë është në paraburgim./E.T

Të fundit

Anatomia e një urrejtësi

Nga Mero Baze Ilir Rusmali është caktuar si “armik në dispozicion” i Partisë Demokratike. Në zbrazëtinë e fakteve që e...

1 Qershori, kur në Frashër lindën apostujt e Rilindjes

Nga Leonard Veizi Në kalendarin e historisë sonë kombëtare, 1 Qershori nuk është vetëm dita që shënon fillimin e verës apo festën e fëmijëve. Është...

Divorcet, afro 12 mijë padi në vit! Punonjësit socialë ankohen për diskriminim në Gjykata

Punonjësit socialë, emrat e të cilëve janë miratuar për t’u thirrur si ekspertë, deklarojnë se po diskriminohen nga gjykatat civile, që sipas tyre po...

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

Bajamet janë ndër arrorët më të mirë për organizmin. Ato janë të pasura me magnez, kalium, fibër dhe proteinë, të cilat janë shumë të...

Idealizimi fatkeq i demokracisë!

Nga Ben Andoni Po të shikosh me kujdes historinë e të Majtës shqiptare, formacionet e të cilës i mbijetuan më shumë zhvillimeve politike në Shqipëri,...

Lajme të tjera

Web TV