Ja kur nisin reshjet e shiut/ Meteorologu zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin

Vendi ynë do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm me kthjellime dhe temperatura të larta edhe këtë fillimjavë.

Meteorologu i Meteolab Hakil Osmani tha se, nga e mërkura pasdite dhe e enjtja do ketë shtim vranësirash që do të sjellë reshje më zonat malorë dhe ultësirën perëndimore.

Temperatura maksimale do të luhaten nga 33-34 gradë, ndërsa mëngjeset do vijojnë të jenë të freskëta.

Duke filluar nga e enjtja dhe e premtja do ketë ulje të temperaturave me 2 gradë gjatë orës së mesditës, që siç tha Osmani janë më shumë temperatura vere se vjeshte./  S.M