Greqia e tepron me Belerin, futet në çdo vrimë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Asamblesë së Dhomave të Avokatisë së Greqisë, Dhimitros Vervesos mbajti dje një koferencë shtypi në Tiranë për çështjen Beleri, për të cilin tha se i janë shkelur të drejtat.

Ai iu drejtua kryeministrit Rama që të urdhërojë institucionet në vartësi që ta nxjerrin nga burgu Belerin në mënyrë që ai të betohet si kryebashkiak. Si po ndërhyn Greqia në çështjen Beleri dhe trysnia që vjen nga Athina zyrtare.

Dy herë është përmendur kaq dendur Fredi Beleri në Greqi. Në vitin 1995 si i arrestuar dhe proceduar si pjesë e formacionit paramiltar terrorist të organizatës ‘MAVI’ që dyshohet për maskrën e Pëshkpisë ku u vranë ushtarakët shqiptarë Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini dhe tashmë që e quajnë një “hero” që po i shkilen të drejtat në Shqipëri.

Pas qëndrimit të kryeministrit grek Karyokis Mitsotakis, disa ministrave, kryebashkiakëve dhe deputetëve të ndryshëm edhe shoqata e avokatëve grekë ka kërkuar lirimin e Belerit, ose të paktën lejimin që ai të betohet si kryebashkiak.

Greqia e ka marrë më shumë se seriozisht një çështje fort periferike dhe për një personazh po aq kontrovers të cilin po e shëtisin si një “hero modern” që mbron të “drejtat e minoritarëve grek në Shqipëri”, por që e kanë arrestuar padrejtësisht.

Këtë pretendim e kanë ngritur në Tiranë, ku kreu i Dhomës së Avokatëve të Greqisë, i shoqëruar nga përfaqësues të lartë të Ambasadës Greke në Tiranë, të cilët dje dhanë “leksione” në vendin tonë sesi duhet të lirohet Beleir.

“Të shoqërohet nga forca policie dhe të betohet si kryebashkiak i Himarës.”  Ky ka qenë mesazhi i juristëve grekë ditën e sotme për çështjen e Fredi Belerit. Me një gjuhe mjaft të ashpër, duke ngatërruar fjalimet politike me faktet ligjore, kryetari i Asamblesë së Dhomave të Avokatisë së Greqisë, Dhimitros Vervesos dhe Presidenti i Avokatëve pa Kufij, Patrick Heny, i drejtohen kryeministrit Rama që të urdhërojë institucionet në vartësi, kryesisht drejtorinë e burgjeve dhe policinë e shtetit që ta nxjerrin nga burgu Belerin në mënyrë që ai të betohet si kryebashkiak dhe më pas procesi të vijojë në gjykatë.

Lexo edhe :  Nisin sot aplikimet për zgjedhjen e programeve universitare, afati përfundon më 3 gusht

“Kryeministri shqiptar duhet t’u japë autorizimin e nevojshëm vartësve të tij, përkatësisht Drejtorit te Institucionit të Ekzekutimit të Dënimeve Penale të burgut të Durrësit ose Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, duke i lejuar ata të lehtësojnë transportin e Belerit për në Himarë, të shoqëruar nga oficerë policie, në mënyrë që të bëjë betimin e detyrës.”- thanë avokatët. Më tej ata kundërshtojnë masën “arrest më burg” të dhënë nga gjykatat pasi sipas tyre një vepër e tillë për të cilën akuzohet Beleri nuk mund të dënohet kaq ashpër.

Madje ata shkojnë me tej teksa thonë se Beleri nuk ka mundësi që të prishë provat dhe po ashtu ai nuk mund të largohet jashtë vendit. “Masa e paraburgimit e vendosur ndaj Belerit si nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ashtu edhe nga gjykatat e SPAK-ut të Tiranës është jashtëzakonisht e rëndë, në mos arbitrare, sepse masa e kundërshtuar synon të pengojë aplikantin të ushtrojë mandatin e tij si kryetar i zgjedhur i Himarës.

Qeveria shqiptare është e detyruar të marrë në konsideratë masa më pak të ashpra për të mbrojtur të drejtën e Belerisit për të ushtruar detyrën si kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë. Për rrjedhojë ka shkelje të nenit 3 të Protokollit Nr. 1”-shprehen përfaqësues të dhomës greke të avokatisë.

Fredi Beleri u arrestua më 12 maj të këtij viti nën dyshimin se tentoi të blejë tetë vota kundrejt shumës 5 mijë lekë vota. Si kandidat i Koalicionit Bashkë Fitojmë Fredi Beleri arriti të fitojhë në Bashkinë Himarë me 19 vota më shumë se rivali socialist Jorgo Goro.

Edhe dje ka pasur një tjetër betejë në Apelin e Gjokatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të cilët lanë në fuqi vendimet e mërarshme duke moa ia ndryshuar masën e sigurisë “arrest me burg pa afat”.

Pavarësisht se çështja duket mirëfilltas ligjore, pala greke e ka ngritur si kauz duke kërcënuar se nëse ai nuk lirohet do të pengojnë Shqipërinë në integrimin drejt BE-së.

Të fundit

Skenari më i keq i urisë po ndodh në Gaza!

“Skenari më i keq i urisë po ndodh aktualisht në Rripin e Gazës”, tha autoriteti kryesor ndërkombëtar për kriza...

Zbulohen 3 arsyet pse Bayern “u zhyt” duke investuar 75 mln euro për Luis Diaz

Luis Diaz nuk po trajtohet si blerja perfekte te Bayern. Për tifozët dhe mediat gjermane (jo të gjitha), duket sikur Bayern e ka tepruar...

Fatos Çoçoli: Pula e artë e rivlerësimit të ulët të pronave

Ulja e tarifës së rivlerësimit të pronave nga 15 përqind në 5 përqind, e cila do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2026...

Amber tregon arsyen pse nuk do ketë kurrë fëmijë: Janë të pafajshëm

Amber, ish-banorja e “Big Brother VIP 4” e cila ka treguar hapur se është një transgjinore, ka rrëfyer një pjesë shumë të ndjeshme të...

Berisha konfliktohet hapur me Këlliçin, arsyeja është SPAK

Mes Sali Berishës dhe ‘besnikut’ të tij Belind Këlliçi duket se ka nisur një përplasje, që nuk ka mbetur vetëm brenda mureve të PD,...

Lajme të tjera

Web TV