Artistja Barbana Dini ka njoftuar në rrjetin e saj në Instagram, lindjen e vajzës së saj. Motra e të ndjerit Ergi Dini, i cili mbeti i vdekur në aksidentin e rëndë në urën e ish bllokut disa vite më parë, duket se ka lënë një shenjë të fortë kujtese në mendjen e saj. Artistja prej kohësh jeton në Amerikë e shkëputur nga jeta e mëparshme.
“Më 15 shtator mes emocioneve të papërshkrueshme, erdhi në jetë mrekullia jonë Ergola Ergi Parubi! Erdhe si bekim për t’i dhënë jetës tonë motiv, ngjyra, jetë e dashuri të pakufi! Bija ime, je kryevepra ime! Jam e bindur që këtë emër që babi yt zgjodhi për ty do ta mbash me shumë dashuri e krenari! Faleminderit Zot”, shkruan këngëtarja./E.Ç