Beleri “molla e sherrit”/ Ja pse e mbron Micotaqis

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çështja Beleri është kthyer sërish në fokus të debateve. Kësaj here ish-kreu i SHISH-it Fatos Klosi i ftuar në një emision televiziv foli për çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës. Klosi u shpreh se grekët kanë dorë në emërimin e Belerit. Zoti Klosi tregoi arsyet se përse kryeministri grek Micotaqis po e mbron Belerin, edhe pse ky e fundit i çnderon grekët.

“Deklaratat e Micotaqisit se do na frenojnë integrimin, do na presin fondet, do vendosin veton, në fakt janë të tepërta. Unë jam i sigurt se në emërimin e Belerit kanë dorë dhe grekët, jo vetëm Dulja. Por pse? Nëse do vinte një grek serioz, asgjë nuk do ndodhte, ai do bënte detyrën e kryetarit të bashkisë dhe nuk do t’u shërbente për asgjë. Ndërsa Belerit, greket mund t’i kërkojnë çfarë të duan, është i tyri, e vunë ata. Ja pse u vu Beleri! Jo se nuk kanë grekët të tjerë, por nuk kanë si Beleri, që është edhe i inkriminuar tek ata. Ai është akoma më i bindur ndaj grekëve dhe e ka treguar që nuk e çan fort kokën. Nga kjo pikëpamje them që Belerin nuk duhet ta pranonin shqiptarët.

Shqiptarët në ketë rast janë Berisha dhe Meta, se ata janë të rëndësishëm. Po t’i thoshin ata Dules të vinte një tjetër kandidat, sigurisht që ai do detyrohej të vendoste një tjetër. Dulja është bishti i kavallit, ka vetëm një bashki dhe atë me brekë nëpër këmbë e mori me 19 vota. Beleri si figurë grekët i çnderon, se ka shumë gjynahe ai njeri. Por ata po e mbrojnë fort. Qëndrimin e Micotaqisit e shoh si një qëndrim për të arritur një rezultat. Nuk ka hallin e Belerit ai.”, u shpreh Klosi.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV