20 Shtator 1934/ Lind Sofia Loren, aktorja italiane me famë mbarëbotërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 20 Shtator 1934 u lind në Romë Sofia Villani Scicolone, që më vonë e u bë njohur si Sofia Loren, diva e kinematografisë italiane dhe botërore. Loren u rrit në një familje të varfër në Napoli. Në adoleshencë, filloi të marrë pjesë në disa konkurse bukurie, ku tërhoqi vëmendjen e producentit italian Carlo Ponti (1912-2007). Në fillimin e viteve 1950, Ponti (që më vonë prodhoi realizoi filmin “La Strada” të Federico Fellinit dhe “Doktor Zhivago” në vitin 1965), filloi ta angazhonte në disa role të vogla dhe nga mesi i viteve 1950, simpatikja me flokët e errëta (tashmë e njohur si Sophia Loren), ishte shndërruar në një yll kinemaje në Itali.

Ajo fitoi famën ndërkombëtare në filmin në gjuhën angleze të vitit 1957, “Boy on a Dolphin”, duke aktruar në krah të Alan Ladd, dhe më pas në “The Pride and the Passion”, ku interpretoi së bashku me Frank Sinatra dhe Cary Grant (The Defiant Ones, Judgment at Nuremberg, Guess Who’s Coming to Dinner).

Në vitin 1957, Loren u martua në Meksikë me Pontin e divorcuar me prokurë, gjë që shkaktoi një skandal në Itali, një vend tejet katolik ku divorci asokohe ishte i paligjshëm. Loren vazhdoi të realizonte filma në Itali dhe SHBA, përkrah një liste të gjatë aktorësh yje të Hollivudit. Ajo u shfaq në krah të Clark Gable në vitet 1960 me “Is Started in Naples”, me Peter Sellars në “The Millionairess” në vitin 1960 dhe Charlton Heston, dhe “El Cid” në vitin 1961.

Në vitin 1962, Loren fitoi çmimin “Academy Award” për rolin e saj të vejushës, të mbërthyer në një trekëndësh dashurie me vajzën e saj adoleshente në filmin italian “Dy gratë” (provomuar në SHBA në vitin 1961, në Shqipëri i njohur më mirë si “Çoçaria”). Fitimi i çmimit Oscar e bëri atë aktoren e parë që e merrte këtë çmim, për një film në gjuhë të huaj.

Ndër filmat e tjerë ku luajti Loren në vitet 1960 ishin “Lady L” (1965) me Paul Newman, “Arabesque” (1966) me Gregory Peck dhe “A Countess from Hong Kong” (1967) me Marlon Brando, nën rregjinë e Charlie Chaplin, që ishte edhe filmi i tij i fundit në këtë rol.

Pas lindjes së dy djemve të saj, Loren u tërhoq disi nga karriera si aktore, dhe filloi të shfaqej gjithnjë e më rrallë. Në vitin 2002, ajo luajti në filmin “Betëeen Strangers”, me rregji të djalit të saj më të vogël, Edoardo Ponti.

Kalendar

20 Shtator 1187- Nis rrethimi i Jerusalemit dhe përfundoi më 2 tetor 1187 me rimarrjen e Jerusalemit nga ushtria islamike e udhëhequr nga Saladini, dhe me rrëzimin e plotë të mbretërisë kryqtare të Jeruzalemit. Kjo ngjarje do të provokonte Kryqëzatën e Tretë.

20 Shtator 1519 – Ferdinand Magellani niset nga Spanja për një udhëtim detar përreth botës.

 20 Shtator 1946 – Mbahet Festivali i Parë Ndërkombëtar i Filmit në Kanë. Festivali u çel më 20 shtator 1946, dhe në të u përfaqësuan fillimisht 18 vende.

20 Shtator 1952 – Shkencëtarët konfirmojnë se ADN-ja e njeriut, përmban të dhëna të trashëguara.

20 Shtator 1984 – Njerëz persona humbën jetën gjatë shpërthimit në ambasadën e SHBA-së në Liban. Kamikazi, një anëtar i grupit ekstremist, Xhihadi Islamik – shpërtheu një kamion që kishte të ngarkuar 500 kg eksploziv para hyrjes së ambasadës.

20 Shtator 2000- Selia e shërbimit sekret britanik MI6 në Londër, sulmohet nga një grup i paidentifikuar me një raketë anti-tank RPG-22.

 

Të fundit

Andi Bushati: SHBA është distancuar nga Edi Rama

Analisti Andi Bushati thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë distancuar nga kryeministri Edi Rama dhe pushteti i...

“11 maji, terrorizëm elektoral”, Tedi Blushi: Rama i ka shpatullat e brishta

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi e cilësoi si terrorizëm elektoral procesin zgjedhor të 11 majit, duke i përshkallëzuar në këtë...

“Thikë pas shpine”, si u tërbua Rusia kundër Serbisë

Nga Enver Robelli Që nga shkurti i vitit 2022, kur diktatori rus Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e plotë të Ukrainës, Serbia ka theksuar vazhdimisht neutralitetin...

Mero Baze: Te Partia Demokratike në fazën që po gënjejnë veten

Për të mbështetur një fushatë politike bazuar mbi një gënjeshtër është e nevojshme në fillim të ushtrohesh për ta besuar vetë. Është një sprovë...

“Elbasani, kryeqendra e kulturës në Shqipëri”

Flet drejtori i Qendres se Artit Elbasan, Kliton Kapaj Pergatiti ARTUR AJAZI Qendra e Artit në Elbasanm me mbështetjen ë madhe nga bashkia dhe kryetari saj...

Lajme të tjera

Web TV