Gjykata e Lartë s’pranon kërkesën e Lefter Allës për të dalë nga qelia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Lartë ka vendosur mospranim të rekursit për ndryshim të masës së sigurisë për ish-kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla.

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla dorëzoi në Gjykatën e Lartë kërkesën për rekurs të vendimit të marrë ndaj tij, duke kërkuar masën “arrest në shtëpi”.

Më herët Lefter Alla ka kërkuar të lirohej nga burgu, duke ngritur si pretendim se kishte shqetësime shëndetësore, pasi vuante nga zemra.

Kujtomë se ish-kryebashkiaku i Bulqizës akuzohet për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Procedura tenderuese për të cilën akuza ka gjetur shkelje është ajo e ujësjellësit me vlerë afro 3 milionë euro.

Sipas hetimeve, Alla në bashkëpunim me nëpunësit kanë favorizuar një bashkim kompanish që të fitonte tenderin. Kompania fituese në fakt, rezulton se nuk ka kryer punime për kontratën e lidhur me bashkinë, por ato i ka realizuar një firmë tjetër me pronar Aqif Koneshën, që SPAK e cilëson lidhje shoqërore të kryetarit të Bashkisë./E.T

Të fundit

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur...

Igli Tare piketon një lojtar në Portugali, merkatoja e Milanit vijon

Ditë aktive për Igli Tare dhe Milan në merkato. Kuqezinjtë po ndjekin disa pista dhe janë shumë pranë zyrtarizimit të Victor Boniface nga Leverkusen....

I derdhi aksidentalisht pijen një burri, gruaja grushtohet derisa humb vetëdijen

Një nënë e re u rrah deri sa humbi vetëdijen nga një burrë i dhunshëm në një koncert, pasi një pije iu derdh aksidentalisht. Shelby...

19-vjeçarja greke denoncon dy persona se tentuan ta përdhunonin

Një 19-vjeçare greke ka denoncuar se dy persona kanë tentuar ta përdhunojnë në një klub nate në Athinës. Sipas mediave greke, ajo akuzon një efektiv...

Sistemi TIMS: Daniel Shima s’është larguar nga Shqipëria

Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është denoncuar ditën e sotme i zhdukur nga familjarët. Në Komisariatin nr.1...

Lajme të tjera

Web TV