Khloe Kardashian flet për betejën me kancerin e lëkurës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Khloé Kardashian ka folur për rrugëtimin e saj shëndetësor pasi u diagnostikua me kancer të lëkurës.

Më e vogla nga tre motrat Kardashian iu nënshtrua heqjes së melanomës nga faqja e saj, duke treguar procesin dhe momentin e shërimit përmes një postimi që ka shpërndarë në Instagram.

“Për ata që nuk e dinë, kam kaluar një kohë të tmerrshme me kancerin e lëkurës në fytyrë”, ka shkruar ylli i reality dhe ka vazhduar: “Duhej të hiqnim një tumor nga faqja ime, mbeta me një shenjë prerjeje”. Siç theksoi ajo: “Sigurisht që nuk ankohem, sepse më mirë të kisha një gropë se sa një melanoma çdo ditë”.

Në Insta Stories, ajo e konsideroi kirurgun e saj në Beverly Hills, Dr. Garth Fisher, si “engjëlli” i saj dhe shtoi se “ai është tepër i mrekullueshëm”!

“Ai jo vetëm që e hoqi tumorin dhe u sigurua që unë isha plotësisht pa kancer, por gjithashtu bëri një punë kaq të mrekullueshme duke e bërë mbresë time sa më të vogël dhe të bukur. Faleminderit shumë, Garth! Ti e di që të dua.”

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” zbuloi për herë të parë se e kishte hequr tumorin në tetor 2022. Kjo ishte hera e dytë që merrej me kancerin e lëkurës pasi kishte zbuluar një nishan malinj në shpinë kur ishte 19 vjeç./E.Ç

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV