Kurat natyrale kundër dhimbjeve të nervit shiatik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhimbjet e nervit shiatik vijnë në trajtat e një agonie të vërtetë.

Problemet me nevin shiatik zakonisht kanë si pikënisje hernien diskale, që shkakton kompresim dhe inflamacion të shpinës.
Shpesh lëndimet si pasojë e ngritjes së peshave të rënda nxisin dhimbjet e nervit shiatik. Sipas të dhënave, faktorë të tjerë rreziku janë: mbipesha, ndryshimet në shtyllën kurrizore, jeta pasive dhe qëndrimi ulur për shumë kohë.

Nervi shiatik dhe dhimbjet e tij kryesisht trajtohen me ndihmë mjekësore, por krahas tyre, ekspertët rekomandojnë edhe disa kura natyrale terapeutike.

Kurat natyrale kundër dhimbjeve të nervit shiatik

Trajtimet kundër dhimbjes së nervit shiatik trajtohen me medikamente kundër inflamacionit dhe për qetësimin e muskujve.
Trajtimet e mëposhtme ju vijnë në ndihmë kundër dhimbjeve.

Qepa

Qepa mund të mos ketë një aromë të këndshme, por përbërësit e saj luftojnë inflamacionin dhe e zbusin irritimin e shkaktuar tek nervi shiatik.
Masazhojeni zonën e dhimbjes me pjesën e brendshme të gjysmës së qepës duke formuar lëvizje rrethore për 10 minuta.
Këtë masazh duhet ta bëni dy herë në ditë.

Gjethet e lakrës

Sipas informacioneve, vlerat terapeutike të lakrës janë funksionale edhe kundër simptomave të nervit shiatik.
Ngrohni disa gjethe lakre dhe vendosini në zonën e dhimbjes.
Mbajini për 10 minuta dhe nëse është e nevojshme përsëriteni këtë dy herë në ditë.
Vaji i xhenxhefilit

Vaji esencial i xhenxhefilit lufton inflamacionin. Kur aplikohet në lëkurë, ai shkakton një ndjesi nxehtësie që e mposht dhimbjen./E.Ç

Të fundit

BE transferon 1 miliard euro ndihmë financiare për Ukrainën

Bashkimi Evropian ka transferuar 1 miliard euro ndihmë makrofinanciare për Ukrainën, duke e çuar në 150 miliardë euro totalin...

Milaim Zeka nuk mban dot lotët: 75 trëndafilat e mi iu bëfshin 75 ferra

Përmes 5 fotove të pushimeve, Milaim Zeka ka qenë pasditen e sotme në një rrëfim të ndjerë e plot emocione përballë Bietës. Një bisedë me...

Rrëfehet Brad Pitt pas divorcit nga Angelina Jolie: Kam bërë…

Brad Pitt ka reflektuar hapur mbi jetën e tij personale dhe gabimet që ka bërë, vetëm pak kohë pas finalizimit të divorcit të gjatë...

Europa në panik? Holanda do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Qeveria holandeze ka dhënë dritën jeshile për një rritje të ndjeshme të shpenzimeve të mbrojtjes, ndërsa NATO po i nxit anëtarët e saj ta...

Ukraina ka riatdhesuar 1200 trupa të vrarë në luftën me Rusinë

Ukraina ka bërë të ditur se ka riatdhesuar trupat e 1,200 ushtarëve të saj të rënë në luftën e shkaktuar nga pushtimi në shkallë...

Lajme të tjera

Web TV