Dokumentari i Beckhamit: E ëma druhej se Victoria do ta “shkatërronte”!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Netflix shperndau nje trailer të shkurtër të dokumentarit mbi jeten e David Beckham, i cili ndjek ngritjen e tij nga klasa punëtore e Londrës drejt shnderrimit ne nje yll botëror të futbollit. Në një klip dyminutësh që paralajmëron premierën më 4 tetor, nëna e legjendës, Sandra, flet edhe për fillesat e romancës se tij me Victorian.

74-vjeçarja pranon se ishte e shqetësuar se ai do ta linte mënjanë karrierën e tij për gruan e tanishme, e cila asokohe ishte pjesë e grupit më të madh të vajzave, “Spice Girls”.

“Ishim të shqetësuar se ai do të humbte gjithçka për të cilën punonte, sepse futbolli gjithmonë vinte i pari, e pastaj papritmas nuk ishte me prioritet”, ka rrëfyer nëna e tij.

Beckham dhe Victoria u kthyen në një brand duke fituar kontrata fitimprurëse me stilistë veshjesh, ekspertë të shëndetit dhe fitnesit, revista të modës dhe prodhues të parfumeve dhe kozmetikës.

Megjithatë, në fillimin e marrëdhënies së saj me Davidin në vitin 1997, këngëtarja që sot është dizajnere thotë se menaxheri i saj në atë kohë e kishte këshilluar ta mbante sekret: “Takoheshim në parking dhe nuk është aq keq sa duket”, tha ajo.

Në dokumentar flet gjithashtu edhe trajneri i Beckham te Mancheser Unitedi, Alex Ferguson, i cili pohon se fama e kishte ndryshuar Davidin. Traileri tregon gjithashtu dyshen duke rrefyer vështirësi me te cilat u perballen kur romanca e tyre u bë publike, pasi kjo i ktheu ne çiftin më te famshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Seriali dokumentar, i cili do të jetë i disponueshëm nga 4 tetori në Netflix, thuhet se është frymëzuar nga dokumentari i Michael Jordan, “The Last Dance”, i cili ndodhet ne kete platformë që nga viti 2020./E.Ç

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV