Zjarr masiv në Siçili/ Banorët vendosin maska dhe hipin mbi çati, evakuohen 20 familje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një zjarr masiv ka pushtuar qytetin e Palermos, Siçili, e cila ka detyruar banorët të dalin nëpër rrugë. Kjo ka ndodhur për shkak të temperaturave të larta që kanë pushtuar vendin.

Njerëzit kishin vendosur maska për shkak të ajrit të ndotur nga tymi i zjarrit, ndërsa disa të tjerë kishin hipur në çatitë e shtëpive. Sipas raportimeve të policisë italiane rreth 20 familje u evakuuan.

Disa ndërtesa janë përshirë nga flakët e zjarrit, ndërsa për ekipet zjarrfikëse ishte një natë e gjatë pune me mbi 40 ndërhyrje. Ekipet e emergjencës janë angazhuar për të vënë situatën nën kontroll.

Në vendngjarje kanë mbërritur avionë cisterne, ekipet e shpëtimit dhe të emergjencës, raporton news.italy24.

Ndërhyrja e tyre ka qenë e nevojshme edhe në komunën rajonale Altofonte, Piana degli Albanesi e Torretta. Që nga mëngjesi i sotëm tre avionë Canadair janë duke ndihmuar intensivisht zjarrfikësit në terren.

Sipas mediave italiane, gjysma e Siçilisë do rrezikohet për shkak të zjarrit. Mbrojtja Civile ka lëshuar gjithashtu një alarm të kuq për provincat Messina, Palermo dhe Trapani dhe alarm portokalli për gjashtë të tjerat.

Sipas autoriteteve mëngjesin e sotëm ka pasur ende shpërthime të cilat megjithatë duken të kufizuara./I.S

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV