23 Shtator 1939/ Ndahet nga jeta Sigmund Freud, “babai” i psikanalizës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një konsumator i madh i purove, Frued tymoste mbi 20 të tilla në ditë, pavarësisht paralajmërimeve nga mjekët nga kolegët e tij. Për shkak të referencave të tij të shpeshta ndaj simbolizmit fallik, kolegët e sfiduan Freudin mbi formën “fallike” të puros. Freud supozohet të jetë përgjigjur: “Ndonjëherë një puro, është vetëm një puro”.

Ai u diagnostikua me një tumor në nufulla që në vitin 1923, dhe pavarësisht 30 operacioneve dhe komplikimeve që shkonin nga dhimbjet intensive, deri tek insektet që preknin qelizat e vdekura të lëkurës përreth tumorit, Freud vazhdoi të tymoste purot e tij derisa u nda nga jeta, pasi morfina që merrte për të lehtësuar dhimbjen, e çoi paraprakisht në një gjendje kome. Në shtatorin e vitit 1939, ai i kërkoi mjekut dhe mikut të tij Max Schur, që ta ndihmonte të vetëvritej.

Pas leximit të disa paragrafëve nga një libër i Balzakut, ai i tha, “Schur, mos harroni kontratën tonë, që të mos më lini në baltë kur të vinte koha. Tani nuk më ka mbetur gjë tjetër veç torturës”. Kur Schur pohoi se i kujtohej, Frojdi tha:”Ju faleminderit” dhe pastaj shtoi:“Bisedoni me Anën, dhe nëse ajo mendon se është e drejtë, atëherë mbaroje këtë punë”. Schur i injektoi 3 doza morfinë, dhe pas disa orësh Freud vdiq.

Kalendar

23 Shtator 1846 – Zbulohet planeni Neptun pas një përllogaritje matematikore. Ndryshimet e papritura në orbitën e Uranit, i nxitën astronomët të konkludonin se orbita e saj ishte subjekt i trazimit gravitacional nga një planet i panjohur.

23 Shtator 1943- Benito Mussolini rivendos regjimin fashist, në një pjesë të Italisë veriore. Pasi u lirua nga burgu nga nazistët, Mussolini formoi një republikë të re fashiste në Italinë veriore, në një zonë të kontrolluar nga Gjermania.

Lexo edhe :  Vjena është shpallur si utopia e qiramarrësve – ja pse

23 Shtator 1954 – Policia gjermano-lindore, arreston 400 qytetarë të dyshuar si spiunë të amerikanëve.

23 Shtator 1973 – Vdes shkrimtari nobelist kilian Pablo Neruda. Pasi Salvador Allende u zgjodh president, Neruda emërohet ambasador i Kilit në Francë (1970-1972). Neruda vdiq nga leuçemia në Santiago më 23 shtator të vitit 1973.

23 Shtator 1983 – Një avion i linjës Gulf Air Flight 771, që udhëtontë nga Karaçi i Pakistanit në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, u rrëzua pas shpërthimit të një bombe në bordin e tij, dhe të 117 pasagjerët në avion humbën jetën.

23 Shtator 1992 – Ushtria e përkohshme Republikane Irlandeze (IRA), shpërthen një bombë 1.3 ton, duke shkatërruar plotësisht laboratorin e mjekësisë ligjore të Irlandës së Veriut. Nga shpërthimi pati fatmirësisht vetëm 20 persona të plagosur, ndërsa u dëmtuan mbi 700 banesa.

Të fundit

Liverpool tërheq fanellën me numrin 20 në nder të Diogo Jota

Liverpool ka vendosur të tërheqë përherë fanellën me numrin 20 në të gjitha nivelet, përfshirë ekipet e para të...

18-vjeçari humb kontrollin e mjetit! Vdes pasagjeri 19-vjeçar, plagosen dy të tjerë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën “Tiranë-Durrës” në zonën e “Marikaj” pak pas mesnatës, rreth orës 00:40 (12 Korrik). Raportohet se mjeti tip...

Berisha – fati ynë apo zgjedhja jonë?

Fatos Tarifa Tre individë kanë dominuar historinë politike të shqiptarëve qysh nga krijimi i shtetit tonë të pavarur - Ahmet Zogu (1924-1939), si kryeministër, si...

Rama publikon pamjet nga Shkoda/ Pas shumë vitesh lumi Buna rrjedh i lirë

Është përmbyllur fazës së dytë të ndërhyrjes për pastrimin dhe çlirimin e zonës së Dajlanit në Shkodër. Lajmin e ka ndarë mëngjesin e sotëm...

12 Korrik 927 – Dita kur lindi Anglia, roli i madh i mbretit Aethelstan

Në mëngjesin e 12 korrikut të vitit 927, një akt politik i ngjashëm me një marrëveshje të heshtur, por me pasoja të thella, do...

Lajme të tjera

Web TV