Fier/ Identifikohen autorët e 9 zjarrvënieve, 5 në pranga (EMRAT)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia identifikon autorët e 9 zjarrvënieve ditën e djeshme në qarkun Fier, ndërkohë që 5 prej tyre kanë rënë në pranga.

Pas hekurave ranë shtetasit; Aleksandër Doko, Hamit Likaj, Genci Rama, Osman Cjapi si dhe Nolin Çepele.

NJOFTIMI I POLICISE
Arrestohen 5 prej tyre, procedohen në gjendje të lirë 3, si edhe u shpall në kërkim 1 tjetër, pasi si pasojë e zjarreve që ndezën, u dogjën sipërfaqe të mbjella me ullinj, pemë frutorë dhe sipërfaqe pyjore.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Fier, Lushnjë dhe Divjakë, në bashkëpunim me shërbimet mbështetëse, pas njoftimeve për 9 vatra zjarri në fshatrat Pishë Poro, Frashër, Ofiçinë, Marinëz, Jagodinë, Lumth, Goriçaj dhe Remas, u identifikuan dhe u proceduan penalisht autorët e të 9-ta rasteve.

Konkretisht, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:

 

 

-u arrestua shtetasi A. D., 62 vjeç, banues në Pishë Poro, pasi për shkak se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturina, zjarri ka dalë jashë kontrollit dhe për pasojë u dogj sipërfaqe e konsiderueshme me pyje në pyllin e Darëzezës;

-u arrestua shtetasi H. L., 72 vjeç, banues në Ofiçinë, Patos, pasi për shkak se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturina, zjarri ka dalë jashë kontrollit dhe për pasojë u dogjën 50 hektarë me të mbjella në pronësi të shtetasve të tjerë në këtë zonë;

-u arrestua shtetasi G. R., 48 vjeç, banues në Frashër, pasi për shkak se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturina, zjarri ka dalë jashë kontrollit dhe për pasojë u dogjën 12 dynum me të mbjella në pronësi të shtetasve të tjerë;

Lexo edhe :  “Të mbledhin plaçkat, boll është boll”/ Rama paralajmëron inspektorët e bashkive dhe IKMT

-u arrestua shtetasi O. C., 70 vjeç, banues në Marinëz, pasi për shkak se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturina, zjarri ka dalë jashë kontrollit dhe për pasojë janë djegur dhjetëra rrënjë ullinj, në pronësi të një shtetasi tjetër;

-u arrestua shtetasi N. Ç., 49 vjeç, banues në Jagodinë, pasi për shkak se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturina, zjarri ka dalë jashë kontrollit dhe për pasojë u dogjën serat në pronësi të një shtetasi tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Ll. J., 79 vjeç, banues në Lumth, F. K., 53 vjeçe, banuese në Lumth dhe N. Z., 62 vjeç, banues në Goriçaj, si edhe u shpall në kërkim shtetasi B. K., 61 vjeç, banues në Remas, pasi për shkak se kanë ndezur zjarr në tokat në pronësi të tyre, janë djegur një sipërfaqe toke me të mbjella, ullinj dhe pemë frutorë, në pronësi të shtetasve të tjerë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës./   S.M

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV