Vajza e Kobe Bryant, Natalia sfiloi për Versace në Javën e Modës në Milano

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Natalia Bryant, vajza e Kobe Bryant, mori pjesë në sfilatën e shtëpisë italiane të modës Versace për koleksionin e saj 2024, në Javën e Modës në Milano.

Ajo ka postuar në llogarinë e saj personale në Instagram duke shkruar “Versace!! Faleminderit shumë!! Ndihet ende si një ëndërr. Ndihem shumë e nderuar dhe mirënjohëse”, së bashku me fotot e saj dhe video nga pista, si dhe nga prapaskenat. Ajo gjithashtu ngarkoi një foto të saj duke pozuar me Donatella Versace me mbishkrimin “@Donatella Versace kjo ishte një përvojë kaq e jashtëzakonshme, kalova shumë mirë dhe u ndjeva shumë e dashur dhe e mbështetur gjatë gjithë kohës“.

20-vjeçarja tha gjithashtu për Vogue se “Jam më shumë se e emocionuar për debutimin tim në pasarelë. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme dhe jam shumë mirënjohëse Donatellës, jam e nderuar që më ftoi të bëhem pjesë e diçkaje kaq të veçantë. Doja të bëja një fillim të ri, të bëja diçka timen pa u shqetësuar se mos do të krahasohesha me askënd”.

Natalia është vajza e madhe e Kobe Bryant dhe Vanessa Bryant. Babai i saj së bashku me motrën e saj u vranë në një aksident me helikopter në vitin 2020 së bashku me 7 pasagjerë të tjerë. Aktualisht ajo studion në Universitetin e Kalifornisë Jugore, ndërsa në vitin 2021 ka nënshkruar me agjencinë e modelimit IMG Models./E.Ç

 

View this post on Instagram

 

A post shared by n a t a l i a ✨ (@nataliabryant)

Të fundit

Aksident në aksin Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën elektrike

Një aksident ka ndodhur sot në aksin Fier- Levan, në afërsi të “ Kthesës së Zhupanit”. Një automjet ka...

Ben Blushi: Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë

Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë. Janë manipulatorë të admirueshëm. Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë paratë nga xhepi. Me të...

Luka Modric prezantohet te Milan dhe tregon objektivin e tij

Luka Modric është prezantuar zyrtarisht pasditen e sotme te Milan, ku ka folur gjerë e gjatë si dhe ka zbuluar objektivin minimal të kuqezinjve...

“Vdekje për shqiptarët”, thirrjet raciste në ndeshjen e basketbollit në RMV

Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) ka njoftuar se ka denoncuar zyrtarisht në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) thirrjet raciste kundër shqiptarëve në prani të...

Shiu dhe breshëri godasin Kosovën, përmbytje dhe kaos në qarkullim

Gjatë pasdites së sotme, reshje të dendura shiu të shoqëruara me breshër kanë përfshirë disa zona të Kosovës, duke shkaktuar përmbytje dhe probleme serioze...

Lajme të tjera

Web TV