Braktisi Lulin për Saliun? Bardhi: Në takime ka qenë i ftuar dhe Basha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi duke folur për situatën e opozitës, deklaroi se në tavolinë përveç Sali Berishës ka ftuar dhe Lulzim Bashën, edhe cilido kolegë, që dëshiron që opozitarët të jenë në parlament për çështjet që bien dakord.

Në një intervistë për “Real Story”, ai theksoi se duhet ta lënë mënjane konfliktin 2-vjeçar, të cilit nuk i japin dot zgjidhje.

Ai shtoi se ndarja në grupe veçse e dobësoi opozitën dhe për këtë arsye ai mendoi një qasje ndryshe.

“Unë nuk i jam rikthyer askujt, unë vazhdoj të kem qëndrimet e mia në raport me PD. Por ju përmendet Kukësit, Rrogozhinën dhe nuk duhet harruar 14 maji.

Fakti është që nga një betejë 2 vjeçare brenda PD, jo vetëm nuk u arrit beteja për cilën ishte nisur, forcimi i PD, forcimi i opozitës dhe për faktin që disa e lanë betejën që në nisje. Rezultati ishte që opozita po dobësohej dhe Shqipëria po rrezikonte të mbeste pa opozitë funksionale.

Që ditën e parë që unë kam marrë funksionin tim si kryetar grupit parlametar i PD, jam i ndërgjegjshëm që qëndrimet brenda partisë janë të largëta dhe në këto momente që flasin e kanë të pamundur të ofrojnë një zgjidhje të pranueshme për secilin dhe zgjidhja që unë do doja të shikoja në PD është mesë e qartë, duke e lënë mënjanë këtë konflikt që nuk i japim dot zgjidhje.

Atëherë unë si kryetar kam ftuar në një tryezë 59 deputetët e PD dhe Aleancës për Ndryshim.

Unë nuk kam ftuar në tavolinë vetëm zotin Berisha, por dhe Zotin Basha, cilido kolegë, që dëshiron që ne opozitarë të jemi në parlament për ato çështje që biem dakord, sigurisht që ka dhe çështje për të cilat nuk biem dakord“, u shpreh Bardhi./  S.M

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV