Ky është rrjeti social që dezinformon më shumë në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Referuar studimit më të fundit të Komsionit Evropian, platforma “X” (e quajtur Twitter më herët), ka përqindjen më të madhe të dezinformimit nga gjashtë rrjetet më të mëdha sociale në botë.

Në studim u morën mbi 6 mijë postime të ndryshme të rrjeteve sociale në Facebook, Instagram, LinkedIn, TikTok, X dhe YouTube. Studimi analizoi përmbajtjen në tre vende që konsiderohen veçanërisht të rrezikuara nga dezinformimi – Spanja, Polonia dhe Sllovakia.

“Platforma me përqindjen më të madhe të dezinformatave, që do të thotë përqindja e përmbajtjes së ndjeshme të përbërë nga dezinformata, ishte X. YouTube kishte nivelin më të ulët”, thuhet në studim.

Studimi u krye nga TrustLab, një start-up për monitorimin e dezinformatave, si pjesë e punës për të mbështetur kodin e praktikës së BE-së për dezinformimin.

“X” do t’i nënshtrohet Aktit të Shërbimeve Dixhitale të BE-së (DSA) që regullon sjelljen e platformave të mëdha teknologjike. Kompanitë që nuk e respektojë atë, mund të gjobiten deri në 6% të xhiros globale që kanë./E.Ç

Të fundit

Ukraina krijon robotin me inteligjencë artificiale që rrëzon dronë rusë

Robotët tokësorë që ndihmojnë ushtrinë ukrainase kanë marrë një funksion tjetër të rëndësishëm: një kullë speciale e bazuar në...

Trump paralajmëron: Nëse BE nuk investon 600 mld dollarë në SHBA…

Presidenti Trump ka paralajmëruar Bashkimin Europian me tarifa prej 35% nëse nuk përmbushet premtimi i marrëveshjes, për investime prej 600 miliardë dollarësh në SHBA....

SHBA merr “leksione” nga Rama, do dërgojë emigrantë në Ruanda

Pavarësisht se shumë e kritikuar, duket se marrëveshja e lidhur mes Italisë dhe Shqipërisë për hapjen e kampeve të emigrantëve, po merret shembull. Fillimisht ishte...

Zgjedhjet lokale, opozita e Serbisë sfidon Listën Serbe

Deputetë të opozitës në Kuvendin e Serbisë, në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë, po punojnë aktivisht për formimin e subjekteve politike në Kosovë...

Milani me shqiptarin Jashari do luajë 3-4-3, zbulohet formacioni i sezonit të ri

Milan po përgatitet për një sezon të ri ambicioz në 2025/26, me një formacion të mbushur me yje dhe përforcime të bujshme. Sipas raportimeve të...

Lajme të tjera

Web TV